Malësi e madhe/ Bllokohen zgjedhjet. Paloka: Sterkaj kanosi me pistoletë numëruesit

0
109

 

edi palokaVazhdon numërimi i votave në Malësinë e Madhe, opozita pret përmbysjen e rezultatit dhe fitoren në Bashkinë e fundit që po numërohet

Opozita akuzon deputetin Paulin Sterkaj se ka nxjerrë pistoletën në mes të tavolinës së numërimit në Malësinë e Madhe dhe ka goditur eksponentë të saj. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të selisë blu, Edi Paloka, dënoi veprimet e shumicës parlamentare dhe Policisë së Shtetit. “Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të përfaqësuesve të qeverisë në KZAZ-në numër 1 në Malësi të Madhe, ku deputeti Sterkaj dhe banda e tij kanë ushtruar dhunë dhe presion ndaj numëruesve e vëzhguesve dhe ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, në përpjekje për të ndikuar rezultatin atje. Kulmi ka arritur mbrëmë vonë, kur deputeti Sterkaj ka nxjerrë armën dhe siç e akuzojnë kandidati i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike atje ka goditur me qytën e saj, pikërisht kreun e degës Pjerin Spathari, i ndihmuar nga banditët e tij. Një akt e një ngjarje e rëndë që ka minuar zgjedhjet në këtë zonë, nisur nga fakti se banda e qeverisë dhe e deputetit Sterkaj gëzon imunitet dhe bën ç’të dojë, me bekimin e Policisë”. Paloka ka kërkuar marrjen e masave ligjore për këtë çështje dhe i ka kërkuar policisë dhe organeve kompetente të zbatojnë ligjin dhe të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët. “Në fakt, më e rënda është se vetë policia, në vend se të ndalojë shkaktarët e kësaj dhune, është rreshtuar në anën e banditëve e personave që shkelin ligjin. Prokuroria duhet urgjentisht në nisë hetimet e të vërë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeve. Ne e kemi dokumentuar ngjarjen dhe do ta paraqesim para vëzhguesve ndërkombëtarë. Partia Demokratike do të ruajë çdo votë të qytetarëve, ne jemi të vendosur për këtë, ashtu siç paralajmërojmë këdo që tenton të prekë vullnetin e qytetarëve, që do të përgjigjet para ligjit deri në fund”, – tha ligjvënësi demokrat në përfundim të deklaratës së tij për mediat. Në Malësinë e Madhe numërimi i votave vazhdon ende, janë numëruar 54 kuti dhe kanë mbetur edhe 25 të tjera. Nga rezultati i deritanishëm kandidati i majtë udhëheq me 1 mijë vota në avantazh, por duket se kutitë e mbetura mund të sjellin përmbysjen e rezultatit. Një gjë e tillë duket se ka nxehur gjakrat dhe ka shtuar frikën e së majtës për fitoren e kësaj Bashkie. Malësia e Madhe dikur bastion i së djathtës ka qenë disi më e ekuilibruar politikisht pas përfshirjes në politikën e majtë të Paulin Sterkajt dhe Tom Doshit. Kandidati i djathtë Anton Kokaj shprehet i bindur në fitoren e tij në 25 kutitë e mbetura. Eksponentë të djathtë në këtë zonë bëjnë me dije se kutitë e mbetura i përkasin një zone të djathtë dhe do të sjellin përmbysjen e rezultatit të deritanishëm.

 

Opozita humbet Këshillin Bashkiak edhe në Tropojë

Ndërsa numërimi i votave të këshillave bashkiakë në shkallë vendi po shkon drejt fundit vihet re një rënie e rezultateve të opozitës. Kur janë numëruar thuajse 90% e votave në shkallë kombëtare, opozita ka më pak se gjysmën e votave të pozitës dhe Partia Demokratike nuk po arrin ende të kapërcejë 20 për qind të votave. Forca kryesore e opozitës ndodhet vetëm 3 për qind para Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 7 për qind mbrapa Partisë Socialiste në numërimin e votave për këshillat bashkiakë në rang vendi. Opozita ka humbur këshillat bashkiakë edhe në Klos e Tropojë, ku e majta ka arritur të ketë një shumicë të konsiderueshme duke kushtëzuar kështu qeverisjen vendore të të djathtëve. E çuditshme dhe jo e pritshme ka qenë vota në Tropojë, ku e majta ka mare mbi 60% të votave në total. Ndërsa në votën e kandidatëve opozita ka pasur një rritje të konsiderueshme në shkallë kombëtare, rezultati i këshillave bashkiakë është i ulët dhe ndoshta më i ulëti në historinë e saj.

 

Berisha: Halim Kosova është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve!

Ish-kryeministri Berisha ka bërë komentin e parë për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe ka shprehur konsideratën e tij të lartë për kandidatin e djathtë në zgjedhjet e 21 qershorit Halim Kosova. “Te dashur miq, Dr. Halim Kosova eshte fituesi moral i ketyre zgjedhjeve. Ne keto zgjedhje Halim Kosova nisi garen elektorale: ne kushtet me te pabarabarta ne historine e zgjedhjeve lokale. Mjafton te rikujtoj ketu se ai shpenzoi gjate gjithe fushates me pak se shpenzoi vetem per spote televizive ne dy dite kundershtari i tij. – ne nje salamander qe turperon cdo njeri qe beson ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme. – ne kushtet kur qytetaret e Tiranes u kercenuan nga Edi Rama me ndeshkime shembullore mesjetare si nderpreje te ujit, dritave, investimeve ne rast se do te benin fajin dhe te votonin per Dr. Kosoven – ne kete fushate, kunder tij u versul me terbim e gjithe makineria e regjimit kleptokratik me format me banale dhe primitive te korruptimit dhe te presioneve te tij”. Lideri historik i së djathtës ka përshëndetur fushatën e doktor Kosovës, duke e përgëzuar për stilin e tij të të bërit fushatë. “Pavaresisht nga te gjitha keto, pavaresisht nga rezultati i pamerituar, Dr. Halim Kosova zhvilloi betejen elektorale me te njerezishme e me qytetare qe Tirana ka njohur ndonjehere keto 23 vjet pluralizem, per çka meriton respekt e mirenjohje te thelle. Ai, si nje bir i vertet i qytetit dhe jo i pushtetit doli fituesi moral i ketyre zgjedhjeve apo per fat te keq i kesaj farse zgjedhore, duke nderuar veten, familjen dhe te gjithe ata qe e donin qytetar te pare te Tiranes!”, – ka përfunduar komentin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Kapllanaj përshëndet qytetarët pas fitores së Bashkisë së Ballshit

“Të nderuar qytetarë! Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriot! Ju falënderoj përzemërsisht për gjithë mbështetjen që më keni dhënë. Ju falënderoj, që më dhatë shansin t’ju tregoj se çdo fjalë e imja gjatë kësaj fushate, do të jetë pjesë e punës sime konkrete. Ju falënderoj, që pavarësisht situatave të vështira që ndoshta jeni përballur, nuk hoqët dorë për mbështetjen ndaj meje.

Gjithashtu unë ju falënderoj edhe ju që nuk më votuat, pasi pasiguria dhe mosbesimi juaj ndaj meje, do të jenë ato që do të më detyrojnë të punoj më shumë, me më shumë dinjitet dhe me më shumë transparencë. Kemi hapur një faqe të re historie për Mallakastrën dhe për këtë ju garantoj. Koha do të jetë dëshmitarja dhe gjykatësja që do ti japi gjithë kujt vendin që i takon dhe që meriton.

Mallakastriot, më keni bërë 1 nga 61 njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë, më keni zgjedhur të parin tuaj, Kryetarin e Bashkisë Mallakastër, ndaj unë përulem me respekt përpara verdiktit tuaj, dhe do të jem shërbëtori juaj i parë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here