Klubi Kolorado Rapids ka bërë mrekullinë në këtë sezon në MLS duke arritur deri në finalen e Konferencës së Perëndimit. Protagonist në këtë ecuri të papritur ka qenë padyshim Shkëlzen Gashi i cili shpesh ka zgjidhur situata të komplikuara për ekipin me golat e tij spektakolarë.
Por vendimtare ishte edhe mbështetja e zjarrtë nga tifozeria në Denver. Mes këtyre tifozëve. të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët duke ndjekur “bëmat” e Gashit në MLS, kanë shpalosur krenarë flamurin kuqezi në shkallët e stadiumit duke treguar prejardhjen e tyre, apo edhe ata që kanë ndjekur hap pas hapi nga Europa ecurinë e këtij klubi. Ndaj Kolorado Rapids sot ka falënderuar publikisht mbështetësit e tij nga Shqipëria./panoramasport
“Faleminderit tifozëve të ri që kemi fituar në Shqipëri në këtë sezon”, shkruhej në postimin në gjuhën angleze nga klubi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me fjalën “Faleminderit” në gjuhën shqipe.