Lazarat/ Prokuroria hedh poshtë pistën “ISIS”

0
193

Lazarat Policia 2Pas hetimeve intensive të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është hedhur poshtë pista që ka qarkulluar rëndom në media se “grupi i zjarrit” në Lazarat kishte lidhje me organizata terroriste të lidhura me ISIS-in.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i grupit të armatosur që hapi zjarr kundër forcave të rendit dhe forcave speciale të RENEA-s, nga ku mbeti i vrarë inspektori Ibrahim Basha dhe u plagosën efektivët Perlat Hamitaj e Jetmir Isaj, ishte largimi i forcave të rendit nga fshati, në mënyrë që t’i hapej rrugë mbjelljes së kanabisit.

Më herët, një grup hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kryesuar nga prokurori Adnan Xholi dhe i mbështetur në terren nga forcat speciale të RENEA-s, ka evidentuar rreth 10 vatra zjarri dhe ka sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi e mitralozi, një granatë dhe një thikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here