Kërcënimi i Qazim Sejdinit, reagon PD/ PD, Boçi: Dënojmë sulmet dhe shantazhet e Sejdinit ndaj gazetarëve

0
117

Jetmir Olldashi

Luciano-Boci-847x477Partia Demokratike përshëndet reagimin e Ambasadës Amerikane, në krah të lirisë së medias dhe që dënon kërcënimet

Ambasada Amerikane reagon në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe kërcënon shantazhet ndaj gazetarëve. Pas videos së shfaqur ku kandidati i të majtës për kryebashkiak kërcënon me heqje nga puna një gazetar në qytetin e Elbasanit, ka ardhur reagimi i ambasadës amerikane dhe selisë blu. Në një prononcim për mediat deputeti demokrat Luçiano Boçi ka përshëndetur reagimin e ambasadës amerikane si dhe ka dënuar shantazhin e ulët të kandidatit të majtë për kryebashkiak të Elbasanit Qazim Sejdini. “Qazimi i njohur deri tani për ushtrimin e pushtetit për interesat e tij dhe të Edi Ramës, nga dje u pa botërisht, ashtu si Elbasani e njeh, si një kërcënues dhe censor dhe arrogant i medias dhe fjalës së lirë. Në çdo vend normal të botës, ky lloj kandidati do të kishte mbajtur përgjegjësi, do të ishte tërhequr nga gara. Ai sigurisht nuk reflektoi”. Ligjvënësi demokrat i kërkoi kryeministrit Rama të reagojë, duke i drejtuar dhe disa pyetje. “A do ta tërheqë ai kandidaturën e Sejdinit, që pas skandalit të bërë publik, turpëron jo vetëm Elbasanin, por krejt vendin. Ne nuk kemi asnjë besim tek morali i Edi Ramës, por kemi bindjen e madhe se zgjedhësit e Elbasanit kanë edhe një arsye më shumë për ti treguar vendin korrupsionit”. Ndërsa në terren, në fushatë me banorët deputeti i PD Ridvan Bode, u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga modeli aktual i qeverisjes së bashkisë së Elbasanit, nga kreu i saj dhe kandidati për një mandat të tretë Qazim Sejdini. “Një monark anadollak, që kujton që i ka gjithë njerëzit të vetët dhe duhet të kenë frikë përpara tij. Nuk duhet të qeshë njeri pa lejen e tij, nuk duhet të flasë njeri pa lejen e tij, dhe ai duhet të bëjë vetëm me shenja të komandojë botën. Ne do të votojmë në datën 21 qershor, për të hequr nga qafa një sundimtar, një sundimtar të pakulturuar, anadollak, të etur për pushtet personal dhe të një grupi të caktuar, për të vendosur një njeri që është në funksion të interesave të qytetarëve, që do të bëjë maksimumin e mundshëm, për të zbutur gjithë dhimbjet, ato problem që kanë të gjithë qytetarët, në tërë bashkinë e re të Elbasanit. Ndërsa Ardian Turku ka garantuar banorët se do jetë në shërbim të tyre për katër vitet e ardhshme. Z. Turku tha se nuk do të bëjë asnjëherë premtime boshe, por ka garantuar banorët se prioritet i bashkisë në 4 vitet e ardhshme, do të jenë periferia dhe zonat rurale, atje ku dhe nevojat e njerëzve për investime janë emergjent.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here