“Qëndrova me shefin e madh (Edi Ramën)”/ BILD publikon përgjimet për Dibrën

0
169

Bild ka publikuar përgjimet e reja lidhur me ato se çfarë ka ndodhur për zgjedhjet. Në përgjimin e dytë të publikuar nga Bild është biseda mes Arben Keshit dhe deputetit të PS-së, Artan Gaçi. Keshi mban pozicionin e drejtorit të Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë.

Ky i fundit i tregon Keshit për konsideratën e lartë që ka shefi i madh, kryeministri Edi Rama, ndaj tij.

Më poshtë mund të lexoni përgjimin e dytë të publikuar nga Bild që zgjat 1.44 minuta.

Arben Keshi: Mirmëngjes

Artan Gaçi: Mirëmëngjes, ça bëre

Arben Keshi: Mirë ça bëre ti

Artan Gaçi: E ja qëndrova me shefin e madhi (Edi Ramën) dhe me superlativa për ty

Keshi: Faleminderit

Gaçi: Nga ai nga ai, unë po e po

Keshi: Inshallah bëhen realitet se ngela kështu u bë 3 vjet.

Gaçi: Jo jo, ka vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjithë. Në të gjithë Maqellarën ai është personi. Është tha e ka kopsit, e ka bo tha, komplet gjithë gjërat. Edhe në 2011 fitojë tha po dolën para me 1 kuti.

Keshi: Hajde mo, ashtu është

Gashi: Është merita e Benit komplet, i thashë

Keshi: Rrofsh, faleminderit

Gashi: Desha me ta thonë që të ashtu unë..

Keshi: Rrofsh rrofsh faleminderit

Gaçi: Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë

Keshi: po po, po

https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahl-manipulation-in-albanien-abhoer-baender-belegen-regierung-manipulierte-wahl-62666642.bild.html?fbclid=IwAR1J4HITk1KfsnAE3KtNvgBdYQwNZu6kh7HwWwrwXiyMKvfq4hQz3rbRUCs

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here