Përplasje me armë në Shkodër, dy të plagosur

0
150

arma e krimitPesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Përplasja me armë u regjistrua ditën e sotme në një lokal, ku mbeten te plagosur dy persona.

Pronari dhe punonjësit e lokalit janë konfliktuar me disa klientë, të cilët në gjendje të dehur u orvatën të hynin me forcë në lokal. Përplasja verbale ka degraduar në përdorimin e armëve, teksa punonjësi i lokalit, Leonard Kroni, ka qëlluar me armë klientët Gjeto Leka dhe Ermir Gjeloshi, që  janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistoletë, një thikë, tre gëzhoja dhe dy predha plumbi. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here