PD: Falënderojmë SHBA-të për mbështetjen në procesin e dekriminalizimit

0
182

BylykbashiOpozita vazhdon të këmbëngulë në procesin e dekriminalizimit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka përshëndetur edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe në veçanti të ambasadorit amerikan Lu, i cili ka bërë thirrje publike për të dalë masivisht në votime dhe për të mos e shitur votën. Dekriminalizimi është mënyra e vetme për të ecur përpara, për të forcuar demokracinë, dhe për tu dhënë mundësi qytetarëve të votojnë të lirë, ky ishte mesazhi i ligjvënësit demokrat. ‘Jam sot këtu për të përshëndetur në emër të Partisë Demokratike, mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori Donald Lu, si dhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë i japin procesit të dekriminalizimit të politikës në tërësi dhe zgjedhjeve vendore në veçanti’.

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here