Vokshi: Ndjej keqardhje për deklaratën e Alibeaj, nuk mund të apelojë vendimin e gjykatës

0
151

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit ka treguar edhe disa nga prapaskenat e takimit të djeshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Sa i përket deklaratave të këtij të fundit i cili ka thënë se do të ankimojë vendimin e gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, Vokshi u shpreh se Alibeaj s’mund ta apelojë.

“Ishte më tepër gëzim i demokratëve, i anëtarëve të PD. Në bisedat tona, në diskutime, ishte veprim rutinë, vendim që gjykata duhet ta kishte marrë 30 ditë më parë. Komisioni i Rithemelimit si vendimmarrës në PD, shtuar edhe shkarkimin e Bashës si kryetar dhe të kryesisë, edhe de-juro dje mori ligjërisht zë me vendimin e gjykatës. Ishte një vendim që u përcoll me kënaqësi. Ndjej keqardhje për deklaratën e zotit Alibeaj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here