Arian Sukniqi/ Poezia lumturon aktin seksual!

0
177

Intervistoi: Violeta Murati

baleti-322x290Kulturë/“Penetrimi shpirtëror”, performancë baleti mbi poezitë erotike të Rita Petros në Teatër

Shqetësimi se mund të shikohet e keqinterpretohet si provokim seksual, midis koreografit Arian Sukniqi dhe poetes Rita Petro, shkëndija si të trajtohet në skenë akti final i marrëdhënies në çift vlerësohet thjesht: lumturi! Nuk kanë kaluar shumë ditë nga dalja e vëllimit poetik “Vrima” e Ritës, ndërsa janë përcjellë si poezi “tabu”, që erosi nuk është një lakuriqësi ndjenjash, por një kërkim sublim i historisë së marrëdhënies në çift, edhe pse koha shkon…Kompleksive, ndjeshmëri, një sërë trillesh që marrin mjaft nyje nga imagjinata për të kapërcyer mentalitetin, e për t’ju përgjigjur ritmit të jetës. Në këtë mesazh, koreografi Arjan Sukniqi ka përgatitur performancën e baletit, ngacmuar nga sjellja erotike e poezisë së Rita Petros, “Penetrimi i shpirtrave”, që vjen të hënë dhe të martën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar. Foto bardhë e zi, që tregojnë një sinor spiritual të gjuhës së trupit drejt shpirtit Sukniqi risjellë balerinin Altin Andon Korutin, solistin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Athinë, si dhe Aretia Notis, nën intereptimin e aktores Olta Gixhari. Regjisor dhe koreograf, Arjan Sukniqi në intervistën e mëposhtme, ringre filozofinë erotike të poezisë në një mesazh social, si ritmet përputhen me natyrshmërinë e tyre përgjatë gjithë jetës njerëzore, edhe si ky propozim artistik nga historia e marrëdhënies në çift në shoqërinë tonë të sotme.

 

Do të realizoni një performancë që gjen natyrën e saj në një skenë teatri me poezi, muzikë, balet, aktrim. Si erdhi ideja?

Ishte natyrshëm. Më ra në dorë libri i Rita Petros, e lexoja netëve kur më dha shkëndija se, ndoshta me këtë formë që kam zgjedhur ta bëja balet, ku të kishte disa mesazhe sociale. Sidomos në marrëdhëniet në çift. Gjatë gjithë kohës ka shumë probleme, njerëzit mendojnë gjykatën si mundësi e fundit, pos halleve të mëdha që janë ekonomike dhe sociale.

Por mendova se, ndoshta ka dhe një paradigmë ku mundet që njerëzit ta mendojnë edhe njëherë. Duke u nisur nga gjithë fyrma e poezisë së Ritës, mendova se ajo kishte një të drejtë shumë të madhe në filozofinë e erosit që ka përshkruar në poezinë e saj. Kjo ndoshta mund të bëhej një pritë, ku njerëzit të kishin edhe një mundësi refleksioni. Ne, të gjithë jemi bashkëkohës, ku të gjithë përjetojmë problemet e mëdha që ka shoqëria sot, dhe ndoshta mund të jetë një nga historitë më të dhimbshme që njerëzit kanë në çift.

Pasi mesazhet që ka poezia tregon se ajo nuk duron në aktin seksual trajtimin thjesht si një veprim mekanik, jo të mishit. Ne të gjithe jemi bashkëkohës dhe përjetojmë problemet e mëdha që shoqëria ka sot. Në fakt poezia lumturon aktin seksual, dhe jo pjesën mekanike por në ndjesinë dhe respektin që duhet të kenë dy partnerët, në ato momente. Për sa kohë që këtë e trajtojnë si punë, ky do jetë skandal.

 

Poezitë e Ritës, pas daljes së librit  në fakt,është konsideruar pak “tabu”, ju preket se flitet për një marrëdhënie në çift të paçlilruar, që nuk toleron ndjesitë. Në bisedë me poeten, cili ka qenë shqetësimi i përbashkët që mbërriti në këtë fabul skenike?

Shqetësimi ynë kryesor ka qenë të mos e merrnin këtë si një provokim seksual. Nuk kemi pasur aspak parasysh për të nxjerrë lakuriqësira në skenë. Ne mesazhet e mia, plastikisht, duke u mbështetur në narracionet herë pas here në poezinë e Ritës, ne kemi qëllim të prekim ndjeshmërinë për të prekur mendjet e njerëzve ta respektojnë këtë marrëdhenie, nuk është historia e fjalëve të bukura është bërë klishe, por ta të tërheqim vëmendjen e njerizove respektojnë në vetndjerin e gjithsecili. Pozitiviteti është i dyanshëm. Nëse fillon percepton dhe vendos instiktin me vetëdije deri në kulmet që natyra ka vendosur limitet e veta, atëhere ti e pret me padurim partnerin. Por, duhet dhe pak xhelozi, pasi do ta quash “një pronë” më të shenjtë përballë diçkaje tjetër. Do gjesh një gjuhë të përbashkët që do vazhdojë lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Pas ardhjes së tyre, në këtë botë, dihet se dashuria shkon drejt fëmijëve. Por mendoj se, dhe fëmija ka dashurinë e vet, dhe nuk duhet humbur historia e dashurisë.

Kjo është një paradigmë shumë e madhe, për të riparë edhe një herë, për të mos prishur marrëdhënien. Rita ka edhe historinë e erosit. Ajo ngacmon edhe në historinë e një incesti, por duke e lidhur me dashurinë shumë më të madhe. Që nga lashtësia ka dy dashuri, të cilat janë më të fortat: është dashuria mes motrës dhe vëllait dhe ajo mes të dashuruarve. Dashuria e motrës me vëllain është dashuri gjaku, jo incesti, është fillesa, ku nis modelimi i dashurisë, për ta krahasuar, për ta formatuar atë.  Ndërsa historia e marrëdhënies së të dashuruarve do vëmendje, sepse vetëm kështu sjell lumturi, kështu lumturohet kjo dashuri.

 

Duke u detyruar të dyja palët në pjesën artistike, që të mbërrinit në këtë fabul, pse niset nga provokimi seksual?

Dashuria ka fazën e saj. Ka shumë aspekte për të marrë kur dy njerëz janë bashkë. Është faza e madhe që ti ndjen, rri pa gjumë…Diku shikon vetëm dritën e syve, vlerëson pjesën intelektuale. Por vjen një moment kur marrëdhënia fillon të ndalojë, të davaritet. Gjithmonë në dashuritë e përjetshme ka pak absurditet. Kjo lidhet me ndryshimin e moshës, me energjitë me hallet, problemet, dhe sipërmarrjet e secilit karshi vetes, familjes, partnerit dhe të gjitha këto nisin të lodhin marrëdhënies, historinë. Prandaj, në këtë performancë ne japim mesazhin, për këtë mbështetje, për ta rishikuar e freskuar këtë histori, për t’i dhënë mundësinë e për të ripërjetuar ndjesitë.

 

Por, në shoqërinë tonë, familja, apo historitë e marrëdhënies kanë një “traditë” të jetëgjatësisë, nuk besojmë se kemi arritur si shoqëri konsumi për këtë mesazh?

Në jemi shoqëri fasadë. Jemi qenie të gjalla që penetrojmë në shoqëritë tona, ndërsa si individë ne e kemi nën lëkurën tonë dhe e shikojmë situatën për hir të një mentaliteti, si sistem, por dhe trashëgimi nga historitë tona kanunore. Ne, qëndrojmë si dy kukulla në detyrime mekanike karshi njëri tjetrit. Tani nuk mund të gënjejmë më veten. Bota sot është zhvilluar. Jeta sot ka marrë një ritëm tjetër.

 

Ju thoni se në shoqërinë tonë ka ndodhur shkëputja nga mentaliteti, tradita…?

Duke lexuar poezinë e Ritës, ka një lloj paradigme që kur fillon dashuria e moshës së tretëm ndihet më shumë nevoja për njëri tjetrin.Sigurisht që po shkëputemi nga ajo traditë “kanunore”. Nuk është asgjë,  nëse një marrëdhënie nuk funksion dhe shkëputesh, ndahesh. Por, nëse reflektoj brenda vetes, them se duhet parë. Sidomos këtë mesazh e përcjell kur lexon poezinë,  të ndalon dhe shikon se vjen koha të gjesh gjurmë të reja në dashurinë e moshës së tretë.

 

Ju flisni për nivele dashurie e marrëdhënie seksuale pothuaj tabu, se si kjo davaritet në moshën e tretë, ndërsa në skenë keni balerinë të rinj…?!

Ky është një vështrim në dimensione të ndryshme. Ne e kemi quajtur plurishow. Do të ngrejë pluhur kjo histori. Do të provokojë. Ne kemi parasysh guximin për të tërhequr vëmendjen. Ne nuk mund ta aplikonim këtë me moshë tjetër…ti fillon saldon histori ndjenjash…janë dy të rinj, janë dhjetë të rinj…tek e fundit ndjeshmëria, sensualiteti nuk njeh moshë.

 

Ju jeni koreograf, krahasimisht besojmë se keni krijuar krijoni simbolikën e femrës përmes baletit, dashurisë, erosit, muzikës…një raport gati sublim me ndjenjën dalluar me fjalën!!!

Spektakli nis me një violinçel. Një kurbë që merr kulmin e historisë intelektuale.  Ky instrument kaq erotik krijon një marrëdhënie sensuale. Violinçeli formatohet si një balerinë që merr pozicione erotike. E kam marrë këtë si një simbol vizual.  Është gjithmonë raporti mes femrës dhe mashkullit, të cilët penetrojnë në njëri tjetrin, për të këmbyer ndjesinë. Kjo është histori dashurie, një kënaqësi seksuale supreme, nuk është punë. Nuk është siç shikohen rëndom prostitutat.

 

Është kjo performancë një ridimension i erosit?

Nuk është dimension seksual por vëmendje deri në pikën e fundit. Ne nuk po shpikim.

 

Ka njerëz konservatorë, romantikë që i qëndrojnë dashurisë, e të tjerë që himnizojnë aktin seksual. Ju në cilën anë jeni?

Unë nuk mohoj dashurinë, por tërhiqem në pjesën e fundit, për të mos menduar çfarë problematike ke pasur gjatë ditës. Është histori e përqëndrimit maksimal në kënaqësinë më natyrore, e cila gjithmonë duhet të respektohet.

 

Ka mbaruar romantizmi do të thoni?

Romantizmi ka lindur me njeriun, që nga Eva dhe Adami. Kjo është për ta ngacmuar këtë pasi ritmi i jetës e ka harruar njeriun, i ka mposhtur ndjesitë, pikërisht energjinë e romantizmi. S’ka gjë më sublime në botë, që kjo ndjeshmëri të vazhdojë me moshën.

 

 

FILLIMI

Rita Petro

A i besojme ne impulseve dhe reaksioneve të brendshme kimike që mbizotërojne në jetën tonë? A e lemë jetën tonë në momente të caktuara të udhëhiqet prej tyre? Unë u besoj shumë…madje jeta ime kam përshtypjen, se udhëhiqet prej tyre në të gjitha drejtimet…mendoj se cudirat më të mëdha në këtë botë, shpikjet më të mëdhaja, muzika më e bukur, imazhi më i thellë, ndërtesa më e mrekullueshme, libri më i mirë janë bërë në kushtet e reaksioneve kimike që kanë ndodhur brenda trupit njerëzor. Ishte pranverë kur nisa ta shkruaja këtë libër që nuk është as prozë, as poemë, as poezi…e pse patjetër duhet të ishte dicka brenda kufijve të përcaktuara më parë?! E lashë veten të më merrte rrjedha e natyrshme e ujrave të pranverës. Po…po ishte prill një vit më parë, koha kur dhe pemët i kishin kapur ethet e pranverës. Është stina kur përbindëshat që jetojnë brenda trupave tanë zgjohen nga gjumi se nuhasin njëri-tjetrin në largësi… dhe kur shihen, iu lëshojnë xixa sytë. Duam apo s’duam ne; mbërthehemi me kopsa deri në fyt apo lidhemi me kollare, përbindëshat bëjnë punën e vet. Veçse është në dorën tonë nëse i lëmë ata të lirë apo i mbajmë lidhur me zinxhir; kjo varet nga shkalla e lirisë të secilit prej nesh. Qeniet e lira janë të destinuara të rrezikojnë për të arritur deri te lumturia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here