PD për IPR Marketing/ PD: Mafia po blen dhe sondazhet për të përligjur manipulimin e votave

0
127

Jetmir Olldashi

selia e PDUragani popullor, zemërimi i shqiptarëve do t’i përgjigjet me votë në 21 qershor mafies dhe oligarkëve

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp lidhur me sondazhin e publikuar nga televizioni “Ora News” dhe “IPR Marketing”. “Pseudosondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit. Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Dzanashvilit me kompani”. Selia blu u shpreh e bindur se 21 qershori do të jetë një triumf një referendum kundër keqqeverisjes së drejtuesve të mazhorancës parlamentare. “Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama-Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini. Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera.’ Lidhur me sondazhin e publikuar ka reaguar dhe ish Kryeministri Berisha në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ai i është drejtuar Kryeministrit Rama se çorbën e gatuar në hotel Dajti le ta hajë vetë, përgjigjen do e marrë nga qytetarët në 21 qershor.

 

Kosova, Ramës: Bëhu burrë, mos ki frikë nga partia!/ Halim Kosova vazhdon të sfidojë Kryeministrin Rama, një kafe për të mirën e qytetarëve

Prej ditësh Halim Kosova i ka bërë një thirrje publike një sfidë të hapur kryesocialistit Rama. Duket sikur lideri i qeverisë ka fobi nga doktori, miku më i madh i grave, për të cilat Rama flet çdo ditë. Kosova po i jep një shembull po i kërkon sikundër dhe në botën e qytetëruar që edhe pse kundërshtar politik ata mund ta pinë një kafe për të mirën e qytetit. “Jam gati,kur them kafe s’ka rëndësi kafe, me ujë të ulem në tavolinë me Kryeministrin Rama për të bërë më të mirën për qytetarët. Nuk e kam shaka mos ma merrni për batutë. Kërkesën e kam të sinqertë, për hir të qytetarëve”. Refuzimi i kësaj ftese nga ana e Kryeministrit Rama hedh poshtë të gjitha fabulat e treguara prej tij se të zgjedhurit e opozitës kanë frikë të bashkëpunojnë me të. Duket se të gjitha historitë e treguara në fushatë elektorale nga zoti Rama po i kthehen në bumerang. Kandidati për kryebashkiak të Tiranës ka vazhduar bashkëbisedimet dhe takimet me qytetarët duke i trajtuar një e nga një hallet dhe shqetësimet e tyre. Rrugëtimi i tij ka kaluar me banorë të rrugës “Qemal Stafa” dhe “4 Dëshmorët”, në turin e tij, programi në komunitet. Kosova theksoi se projekti i tij ka të bëjë me lagjen ku jetojnë banorët e shqetësimet e tyre të përditshme.

Qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke i dhënë mbështetje të hapur për votën në 21 qershor. “Meqë ke dalë dhe ke ardhur do të votojmë për ju. I shikon koshat që mungojnë?”, – shprehet një qytetar. Kandidati i djathtë ka ndarë përshtypjet dhe përvojën e tij me qytetarët, duke folur hapur dhe duke i parë në sy. “Kam pasur mundësinë për të shëtitur Tiranën cep e më cep. Kam pasur aq shumë mundësi këto ditë sa kurrë në jetën time nuk e kam pasur këtë mundësi. Jo vetëm Tiranën, por edhe periferinë e paimagjinueshme sa kishte shkuar. Çdo lloj takimi që bën në këmbë, çdo lloj ideje që merr, çdo lloj situate e papëlqyeshme që shikon ose çdo lloj mundësie që ti shikon për të bërë më të mirën, është një frymëzim është një impuls, sinqerisht është një çlodhje ose një grumbullim energjish për ta filluar punën siç duhet mbas datës 21 qershor. E kam ndarë mendjen të kem më shumë përgjegjësi dhe të jem në shërbim të 1 milion banorëve”.

Zoti Kosova ka bërë një përmbledhje dhe ka folur për një nga problemet kryesore që shqetëson sot pushtetin vendor dhe atë qendror, korrupsionin. Ai ka ndarë vlerat ka folur dhe biseduar për punët që shqetësojnë qytetarët, problematikat e veçanta por edhe ato të përgjithshme.

“Mjerë kush njolloset në jetë, se nuk ka çmim, nuk ka asnjë lloj vlere që ia pastron ato njolla. Ato janë njolla që po t’i vendosi populli, nuk t’i heq kurrë. Sado të përpiqen për të njollosur diçka të pastër, e keqja do të vijë e do të dëmtojë të mirën, për sa kohë e mira do të rrijë dhe do ti bëjë sehir të keqes”.

 

Reagimi/ Rama injorohet në Kamëz, vjen në takim me 25 autobusë

Kryeministri Rama u ka mohuar kafshatën e bukës së gojës familjeve në nevojë në Kamëz. Kjo është deklarata e bërë nga Bashkia Kamëz pas takimit elektoral të zhvilluar nga Kryeministri Rama në këtë Bashki. “Dy vjet pas megamashtrimit nga qendra e Kamzës, kur u zotua para shqiptarëve për legalizimet falas, Edi Rama injorohet nga banorët e Kamzës dhe kthehet në vendin e “krimit” me 25 autobusë të mbushur në Tiranë. I vënë në panik nga humbja e radhës që e pret me 21 qershor, edhe më e thellë se ajo para 2 vitesh, ku gënjeshtra nuk i funksionoi, ky kryeministër nuk di gjë tjetër veçse të mashtrojë sërish po në të njëjtin vend ku gënjeu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, se do ta mbyllë këtë proces!” Autobusët e sjellë në takimin e Kryeministrit janë një tregues i qartë i gjendjes së mjerueshme që ndodhet e majta në Kamëz. Legalizimet, si një nga temat më të prekshme për këtë Bashki, kanë sjellë edhe reagimin për këtë çështje të të djathtëve. “Meqë premtove legalizimet falas në qershor 2013, në këtë vend ku po bën takimin sot, duam të dimë sa legalizime falas keni bërë në Kamëz dhe Paskuqan?! Kamza dhe banorët e të gjitha komuniteteve në këtë njësi administrative kanë vetëm një kundërshtar, të cilin do ta ndëshkojnë me votë dhe ai je ti Rama. I kujtojmë këtij kryeministri hakmarrës se papunësia është rritur më shumë në këto dy vite dhe varfëria është ulur këmbëkryq në Kamëz, pasi ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike 5 mijë familje, duke u mohuar edhe kafshatën e gojës”. Gara në Bashkinë e Kamzës zhvillohet mes kryetarit aktual Xhelal Mziu dhe socialistit Safet Gjici. Duke qenë një bastion i djathtë, Xhelal Mziu shihet si favorit i pastër në këtë garë.

 

Kandidati për kryebashkiak me të rinjtë/ Alibeaj: Të rinjtë të marrin fatin e tyre në dorë 

Të rinjtë janë vitaliteti, e ardhmja dhe energjia që i duhet Fierit. Me këtë devizë, me këtë besim dhe këto fjalë u është drejtuar kandidati për kryebashkiak i Bashkisë së Fierit të rinjve. Enkelejd Alibeaj pati një bashkëbisedim ku ndau problemet shqetësimet dhe vizionin e tij për të ardhmen e bashkisë së Fierit dhe projektet për rininë. Bashkia e re do të jetë me dyer të hapura për të rinjtë. Transparencë nëpërmjet përfaqësimit të tyre në Senatin që do të krijojmë në Bashki. Kurora e gjelbër e Fierit do të shndërrohet në parqe sporti e mjedise çlodhëse.

Më shumë terrene sportive, çdo shkollë do të ketë terrenin e vet sportiv për kohën e lirë të të rinjve, por edhe organizim i veprimtarive sportive për eksplorimin dhe evidentimin e talenteve të reja. Nxitje e vetëpunësimit të të rinjve duke u vënë në përdorim pasuritë publike të Bashkisë. Politika punësimi të të rinjve duke u mbështetur në mekanizmin publik–privat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here