Ilir Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Selim Muçës: Ringriti besimin mysliman në Shqipëri, kemi nevojë për njerëz të mëdhenj

0
201
Edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës.
Ai thotë në telegramin e tij se Haxhi Selim Muça ishte një prej pionerëve që ringriti besimin mysliman në Shqipëri.
“Me hidhërim të thellë mësova për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhi Selim Muçës. Haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort‎ e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. Duke nisur që nga fillimet e viteve ‘90, duke vazhduar me detyrat e ndryshme që ka mbajtur në strukturën e komunitetit mysliman e deri në Kryesinë e tij si kryetar, Haxhi Selim Muça ka qenë një shembull për t’u kujtuar i punës, i fjalës dhe i besimit.
Kohët e ndryshimeve të mëdha kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Haxhi Selim Muça ishte një njeri që madhështinë e gjente tek besimi dhe përkushtimi në besim. Ikja e tij ka dëshpëruar të afërmit dhe familjarët e ngushtë, miqtë e bashkëpunëtorët e tij të shumtë, ‎sepse është ikja e një njeriu të mirë. Komuniteti Mysliman, besimtarët myslimanë,pordhe miqtë e shumtë të të gjitha besimeve, do ta ndjejnë mungesën e tij.‎ Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e tij të afërt!”, shprehet Meta.
Haxhi Selim Muça e drejtoi KMSH-në për një periudhë 10-vjeçare (2004-2014), ndërsa iu nda nga jeta sot në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency