Operacioni/ Shkatërrohet rrjeti i shqiptarëve, trafikonin drogë dhe prostituta

0
148

 

Artan Cena

policia operacioni balcania makina e policisePolicia shqiptare dhe ajo italiane kanë përfunduar mëngjesin e djeshëm aksionin ndërkombëtar të koduar “Balcania”. Dy të arrestuar në Shqipëri, 12 të tjerë në Itali

Tetë qytetarë shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Balcania”. Ne po të njëjtin operacion janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, 5 qytetarë rumunë dhe 1 italian. 14 personat e arrestuar mësohet se janë të dyshuar si pjesëtarë te një grupi kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit. Operacioni ndërkombëtar ka nisur mëngjesin e djeshëm rreth orës 05:30 në qytetet italiane Rimini, Foxhia, Ravena dhe Piaçenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës. Mes qytetarëve shqiptare të arrestuar në Shqipëri janë dhe 26-vjeçari Ergys Çeka si dhe 40-vjeçari nga Kruja, Kujtim Jangozi. Këta dy persona mësohet se do të ekstradohen drejt Italisë ku do të përballen me akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

 

Operacioni ndërkombëtar

Një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës dhe prostitucioni është zhvilluar në orët e para të ditës së djeshme ku në pranga kanë rënë 8 qytetarë shqiptarë, 5 rumunë dhe një italian. Operacion ndërkombëtar është i koduar me emrin “Balcania”. 14 persona e arrestuar, dyshohen si pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në “Shpërndarjen e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”. Nga të arrestuarit janë 5 persona rumunë, 1 italian dhe 8 persona janë shqiptarë. Dy shqiptarë janë arrestuar në Tiranë e Durrës, dhe janë identifikuar me emrat, Kujtim Jangozi dhe Ergys Çeka ndërsa 12 personat e të tjerët janë vënë në pranga në Itali. Operacioni ka nisur rreth orës 05:30, i shtrirë në Itali në qytetet Rimini, Foxhia, Ravena dhe Piaçenca dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, gjatë të cilit janë ekzekutuar 14 urdhër-arreste, nga të cilët dy ndërkombëtar. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit.

 

Të arrestuarit

Policia shqiptare pasi kishte bashkëpunuar prej disa muajsh me policinë italiane, mëngjesin e djeshëm rreth orës 05:30, ka filluar operacioni ndërkombëtar i koduar “Balcania”, i shtrirë në Itali në qytetet Rimini, Foxhia, Ravena dhe Piaçenca dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës. Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar 14 urdhër-arreste, nga të cilët dy ndërkombëtarë. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit. Gjithsej janë arrestuar 5 qytetarë rumunë, 1 person nga Italia dhe 8 qytetarë shqiptarë me inicialet: E. C., A. H., E. C., K. J., A. D., E. SH., E. V. dhe G. D. Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë e Policisë se Tiranë dhe Policinë e Durrësit kanë finalizuar me sukses operacionin “Balcania” duke bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve Ergyst Çeka, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”.

 

Bllokohet pa paralajmërim rruga te Muzeu, çmendet trafiku

 Nga sheshi “Skënderbej” për të dalë në Rrugën e Durrësit automjetet duhet të devijonin ose në drejtim të bulevardit “Zogu i Parë” ose në atë të ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Policia ka bllokuar rrugën përpara Muzeut Historik Kombëtar, pasi aty po zhvillohej një aktivitet. Të njëjtin itinerar duhet të ndiqte edhe autoambulanca. Lëvizja e automjeteve në këtë rrugë kryesore u bllokua gjatë pasdites së djeshme pa ndonjë njoftim paraprak. Drejtuesit e automjeteve janë gjendur përpara faktit të kryer dhe kjo ka krijuar trafik dhe kaos në qarkullim. Aktiviteti do të zgjasë deri me datën gjashtë qershor e me gjasa aq do të zgjasë edhe kjo situatë për qytetarët. Ky nuk është rasti i parë që veprohet në mënyrë të tillë. Sa herë kryhen punime apo ka ndonjë aktivitet rrugët bllokohen pa një njoftim paraprak dhe drejtuesit e mjeteve duhet të shpenzojnë nerva, kohë e karburant përpara sesa të arrijnë në destinacion.

 

Ish-anëtari i KLD, padi të Administrativja, Lelçaj kërkon rikthimin në detyrë

 Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Lulëzim Lelçaj ka nisur betejën ligjore me Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin e tij në detyrë, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Në padinë e tij të paraqitur në gjykatën Administrative, Lelçaj ka kërkuar që të administrohen një sërë shkresash, mes tyre edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e cilësoi “ligjin që u përdor për shkarkimin e tyre antikushtetuese”. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Lelçaj tha se Kuvendi po tenton të zvarris procesin gjyqësor. Gjithashtu ish-anëtari i KLD-së, Lelçaj thotë që Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet ligjëzbatuese duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të rikthejnë atë dhe ish-zëvendëskryetarin Elvis Çefa në detyrë. Dy anëtarët e KLD-së Elvis Çefa dhe Lulëzim Lelçaj janë shkarkuan nga detyra nga deputetët e mazhorancës në tetor të vitit të kaluar. Ata i kanë fituar gjyqet në shkallët e para ndërsa të drejtë u ka dhënë edhe ajo Kushtetuese.

 

Aksidente në Tiranë e Elbasan, 2 viktima e 2 gra të plagosura

 Brenda 24 orëve në rrethin Elbasanit, janë regjistruar dy aksidente me pasojë vdekjen e 2 personave. Paraditen e së enjtes, si pasojë e përplasjes me mjetin tip “Ford” ka humbur jetën 60-vjeçari Kujtim Agolli, banues në Cërrik. Në momentin e aksidentit, 60-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën me motoçikletën e tij. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me te cilën udhëtonte mjeti. Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariatin drejtuesin e automjetit, i cili konsiderohet përgjegjës për ngjarjen. Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, në segmentin rrugor Grekan – Dëshiran, si pasojë e përplasjes së dy motorëve, ka humbur jetën 25-vjeçari Elis Veliu, nga Elbasani. Shkak ka qenë manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve të motorëve. Ndërkohë edhe në fshatin Domje të Tiranës, treni ka përplasur një makinë që po tentonte të kalonte shinat. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduara dy gra, që ndodheshin në bordin e automjetit.

 

ISIS kërcënon Shqipërinë: Ditë të zeza do të vijnë edhe për ju

Shqipëria është kërcënuar për herë të parë nga militantët e ISIS. Kërcënimi i bërë në gjuhën shqipe flet për ditë të zeza që do të bien mbi vendin tonë që do të tmerrojnë njerëzit që do të kenë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre. “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bëni myslimanëve . Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.- shprehet Al Kosova, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet. Seksioni për media i ISIS-it e ka publikuat këtë dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan. Aty paraqitet edhe një kontekst i ateizmit komunist dhe flitet për Enver Hoxhën. Dy shqiptarët që flasin janë: Abu Bilqis (Al Albani), minuta 5:50 dhe Abu Muqatil (Al Kosova), minuta 15:15. Abu Muqatil e thotë një porosi për jobesimtarët në Ballkan. “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve” “Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”. “Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut” “Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini. Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut. Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here