Intervista/ Berisha:S’jam zemërthyer për dorëheqjen, koalicioni i majtë si oktapodi me tentakulat e tij

0
123

sali berisha intervisteIsh-kryeministri: Kanë gati ligjin e ri për legalizimet, ku nëse s’paguan për 6 muaj, do të prishen shtëpitë. Kosova fiton në Tiranë, Veliaj modeli se si shtiret njeriu. PD nuk bojkoton zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se nuk ishte i penduar për dorëheqjen e dhënë dy vite më parë nga drejtimi i PD-së, ndërsa theksoi se ai nuk do të bëhet pjesë e fushatës për zgjedhjet vendore, pasi, sipas tij, forca më e madhe opozitare e ka liderin e saj. Në një intervistë për emision “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska në “VP”, Berisha foli lidhur me situatën në PD, qeverinë, koalicionin e majtë si edhe zgjedhjet lokale

 

Mungon në takime, mungon në mitingje, mungon në kontakt me popullin Sali Berisha. Si ia bëni kur të tjerët janë aktorë dhe ju jeni vëzhgues dhe reagoni vetëm nëpërmjet Facebook-ut, konferencë për shtyp apo ndonjë intervistë televizive? Ju mungon terreni?

Absolutisht jo, sepse fushata dhe dorëheqja janë të papajtueshme, unë kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam zemërthyer për asnjë minutë të vetme pse unë dhashë dorëheqjen. Ai ishte një vendim shumë i kahershëm imi, të cilit unë i qëndrova dhe i kam qëndruar vendimeve të mia. Por në qofte se unë do shkoja në fushatë, nuk më duket se pas dorëheqjes do të bëja ndonjë veprim të goditur.

 

Mendoni se tani pas dy vitesh ka dalë nga hija juaj zoti Basha?

Unë mendoj se zoti Basha ka hyrë në garën për kryetar të Partisë Demokratike si vetja e tij, si një i ri. Ju mund të çuditeni, por si të ndjerit Sokol Olldashi ashtu edhe zotit Lulzim Basha, në mënyrë absolute të dyve, kur më kanë pyetur se çfarë do bëjmë, u kam thënë do të vendosni vetë. Pyetja e dytë, mirë, por ti çfarë mendon? Plotësoni të gjitha kushtet për të bërë garën.

 

Rama insiston se këto dy vite kanë qenë të vështira për të vendosur shtet dhe për të mbushur gropën që keni lënë ju.

Nuk është programi im shëndetësia falas. Shëndetësia më kontribute është programi i mbarë botës së lirë. Shëndetësia falas është programi i diktaturave të cilat mashtrojnë. Por nëse do ta bësh falas shëndetësinë, që nesër cakto 10 për qind të buxhetit të shtetit për shëndetësinë dhe ajo funksionon. Por çfarë krijon? Krijon një pellg të tmerrshëm korrupsioni. I bëri premtimet, shëndetësi falas, legalizime falas. Certifikatat që po ndahen janë të gjitha pa vlerë. Në mënyrë absolute nuk kanë asnjë vlerë tjetër përveç asaj që nuk të prish shtëpinë. N.q.s. ju kujtohet, po ndaj tapitë thoshte Edi Rama, por kur ne e sulmuam, u tërhoq dhe tha leje legalizimi. Çfarë po bën ai? Ka gati ligjin dhe unë duhet t’i paralajmëroj qytetarët ta dinë, se ai ka bërë gati ligjin që në qoftë se nuk paguajnë 6 muaj dhe çmimin ua ka bërë dyfish krahasuar me atë që kishin, ai do t’u fusë ruspat shtëpive ose do t’i konfiskojë. Sa do mobilizojë opozita kundërshtinë ajo është punë tjetër.

 

Ku e keni marrë këtë informacion që ai ka gati një ligj?

Ai ka ligjin që do ta çojë në Parlament. Absolutisht po përgatitet. Ky prishi mekanizmin.

 

Cilat mendoni ju se do jenë surprizat e 21 qershorit, ato që nuk priten. P.sh. Tirana, nga sondazhet deri tani, merret e mirëqenë se do fitoje zoti Veliaj, sipas shifrave flasim. Është një koalicion hiper i madh, i përbërë me parti të majta dhe të djathta. Partia Demokratike është pothuaj e vetme, vetëm Partinë Republikane.

 Unë jam shume optimist për të mos thënë besimplotë në fitoren e Halim Kosovës. Sepse dallimi midis dy kandidatëve është i jashtëzakonshëm. D.m.th., n.q.s. Kosova është kandidati më qytetar që ka dalë gjatë këtyre ditëve në rrugët e Tiranës për të kërkuar besimin e qytetarëve, Erion Veliaj është kandidati me fals, që nuk është ai që hiqet. Pse është nën 15 për qind të kuotës të Partisë Socialiste? Sepse kanë një ndërgjegje politike socialistët. Socialistët e dinë shumë mirë që ai i rrëzoi nga pushteti në bashkëpunim me Sali Berishën. Po marr këtë njëherë. Futuni në arkiv dhe do gjesh sheshet e Tiranes të mbushurame militantë të PD-së, duke brohoritur Erion Velinë dhe Andrea Stefani… edhe Muç Nano midis tyre.

 

Je penduar që i ke ndihmuar?

Jo, nuk jam penduar, por kjo ka ndodhur sepse kështu donte Edi Rama. Donte që të humbiste Fatos Nano. Po Erion Veliaj për të gjithë socialistet është ky, njeriu që punoi me kundërshtarin e tyre më të vendosur për t’i nxjerrë nga pushteti. Është njeriu që shkoi nëpër botë, në Kongresin Amerikan, dhe qendra të tjera për të denoncuar Partinë Socialiste.

 

Ju duket paaftësi e zotit Basha për të ndërtuar një koalicion opozitar, apo le të themi është aftësia e një qeverisjeje për të ndërtuar koalicione?

Shkakun e koalicioneve të Ramës mund ta gjesh edhe në këtë studio. Po shof para meje Oktapodin. Po shoh tentakulat e tij. Aty mund të vësh fare mirë trungun e Ramës dhe koalicionin e tij. Kaq. Basha nuk mund të ishte i tillë, sepse kjo nuk funksionon, nuk shërben. Besoj se t’u përgjigja për pyetjen e parë.

 

Pyetja e dytë ishte për sa i përket zotit Topi.

Jo nuk e kam penguar fare, sepse nuk jam marrë absolutisht. Jo, nuk e pengoj. Kryetari i partisë më kërkon mendim, unë i jap. S’më kërkon, atëherë jo. Nuk më ka kërkuar mendim për zotin Topi, absolutisht.

 

Cila Bashki do të ndërrojë ngjyrë sipas mendimit tuaj?

Por Tirana është me një avantazh të madh, sepse kandidati tjetër i Halim Kosovës është një shtirje reale e njeriut. Është modeli se si shtiret njeriu. Dhe po të vesh re, ngaqë ka dalë shumë poshtë me ‘poll’-e në krahasim me koalicionin, kërkon të klonohet. Unë e shkrova diku: Ai duhet të birësohet nga Majko! Merr Majkon këtu, merr Majkon aty. Përkundrazi i ranë ‘poll’-et. Sepse qytetarët, kur shohin këtë Veliajn në krah, hidhërohen. E hoqi Majkon, dhe përfundoi me Spartak Ngjelën, i cili i garantoi shqiptarët se Erioni nuk është i korruptuar. Ja firmosi certifikatën e pastërtisë. Sepse s’është vetja e tij. Sepse ai ndjehet. Është aq fals përballë qytetarëve, aq i shtirur, saqë e ka shumë të vështirë ta shtyjë garën.

 

Si, ju keni pasur pasionin të kishit një shtëpi, dhe nuk e bëtë dot?

Absolutisht s’e bëra, haptazi!

 

Të jesh 24 vjet në krye të një vendi ku politika është akuzuar që ka vjedhur sistematikisht, që janë bërë me vila, me pallate e me saraje, dhe ju të mos të keni mundësinë të bëni një shtëpi?

Absolutisht, kam një apartament 127 metra katrorë, por jam lindur e jam rritur në një shtëpi që ka një sipërfaqe të paktën 300 metra katrorë.

 

E paskemi ende një ëndërr në sirtar, të parealizuar!

Jo! E kam hequr me kohë!

 

Po për zotin Bojaxhi çfarë mendimi keni?

Është i përzgjedhuri i mazhorancës për të dëmtuar Kosovën, kaq!

 

Ka ndonjë plan të Partisë Demokratike, për të bojkotuar zgjedhjet në fund, me frikën e humbjes?

Jo, nuk e besoj! Unë jam gjithnjë kundër bojkotit! Por “Salamandra” u bë e famshme edhe në Bruksel tashmë. U bë e famshme edhe në Uashington. Kudo flitet për “Salamandrën” e hartës së Edi Ramës. “Salamandra” është një mekanizëm i vjedhjes së zgjedhjeve, i manipulimit të zgjedhjeve dhe ky është një problem shumë madhor. Për fat të keq këtu është sjellë për vëzhgim një njeri i cili është universalisht i njohur për lidhjet e ngushta e të pandershme me Ramën dhe me Partinë Socialiste.

 

Çfarë mendoni se duhet të ndodhë nëse Partia Demokratike humbet  zgjedhjet lokale me zotin Basha? Pra, a duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i PD-së?

Po si mund të mendoj unë të pamendueshmen? E pamundur!

 

Po nëse? Hipotetikisht…

Hipotetikisht unë nuk shkoj tek e pamendueshmja, tek e pabesueshmja. Unë jam modest, qëndroj brenda të mendueshmes, brenda të besueshmes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here