Krimet e Rënda/ Zbardhet skema: Si do të trafikoheshin 2.3 tonë kanabis sativa për në Itali

0
156

Artan Cena

kanabisi ne thase hashash drogePërfundojnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dy maqedonas, Burim Gjukshi e Aco Nikolovksi dhe shqiptarët Julian Byzyka dhe Armand Kuçi

 Kishin vënë më shumë se 2.3 tonë kanabis sativa në një kamion, me qëllim për ta dërguar në Itali, por janë vënë në pranga në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për disa persona, nga Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët e kishin futur në mobilie, 45 divane që do të dërgoheshin për në shtetin përtej Adriatikut. Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për trafikimin të lëndëve narkotike. Personat e dërguar për gjykim janë, Burim Gjunkshi, administrator i shoqërisë së transportit “Donjeta”, lindur dhe banues në Maqedoni, Aco Nikolovksi me shtetësi maqedonase, shofer kamioni, si edhe dy shqiptarët Julian Byzyka dhe Armand Kuçi akuzohet se janë përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë të 2365 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Hetimi i Prokurorisë

Në datë 7 prill 2014, në Portin e Durrësit, nga kontrolli i policisë në kamionin e ngarkuar me mobilie, drejtuar nga shtetasi Aco Nikolovski, u gjetën dhjetëra pako me lëndë narkotike kanabis sativa, e cila pas peshimit, rezultoi 2356 kg. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në trajlerin “Scania” me targë koke SU0172SB dhe targë trajleri SU0094SB, u zbulua e fshehur në 45 divane sasia e kanabisit. Pas gjetjes së drogës në kamionin me destinacion Italinë, policia kreu arrestimin e tij në flagrancë. Gjatë marrjes në pyetje, shoferi kishte dhënë disa shpjegime të pabesueshme. Sipas tij, gjatë rrugës para se të mbërrinte në portin e Durrësit, ai ishte ndaluar nga tre persona të armatosur, të cilët kishin dijeni se ai ishte rrugës drejt Italisë dhe, duke e kërcënuar me armë, kanë vendosur disa çanta në pjesën e pasme të kamionit dhe i kanë kërkuar që të mos i ngacmojë deri sa të mbërrijë në Itali. Pas arrestimit të shoferit, u kontaktua edhe Burim Gjunkshi, administrator i kompanisë “Donjeta”, e cila kishte në pronësi kamionin.

 

Pronari i kamionit

Ky person gjendej në Shqipëri ditën pas arrestimit të shoferit dhe u shoqëruar për verifikim në komisariatin e Policisë së Durrësit. Gjatë bisedës që ky person zhvilloi me shoferin e kamionit, rezultoi se ata të dy ishin në dijeni të lëndës narkotike në kamion dhe diskutuan për mënyrën e paraqitjes së alibive të ndryshme. Në këto kushte, u bë arrestimi edhe i administratorit të kompanisë së mobiljeve, Burim Gjunkshi. Në vijim të hetimit, rezultoi se në çantat me kanabis sativa të gjetura në kamion, u gjet gjurma e dorës së shtetasit Julian Byzyka. Ky i fundit rezultoi se ishte arrestuar pak ditë para se të ndalohej kamioni në Durrës, pasi, në bashkëpunim me shtetasin Armand Kuçi po transportonin nga Fieri në drejtim të Vlorës sasinë prej 1545 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në bordin e një fugoni.

 

Fushata antikanabis, digjen mijëra rrënjë në Krujë dhe Vlorë

 Të tjera rrënjë kanabisi janë gjetur dhe shkatërruar gjatë ditës së djeshme në zona të ndryshme të vendit. Aksionet duket se janë përqendruar në malësinë e Krujës dhe Vlorë. Kështu, efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve për gjetjen edhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë paradites së djeshme kanë finalizuar me sukses operacioni “Mukje 2015”. Si rezultat i këtij operacioni ku u bë kontrolli i imtësishëm i territorit të fshatit Mukje, ku janë gjetur qindra rrënjë kanabis të mbjellë. Janë gjetur 5 parcela të mbjella me 350 bimë narkotike me lartësi 15-20 cm. Ndërkaq në fshatin Verion, Nikël dhe në Kodrën e Dokve u gjetën dhe shkatërruan nga policia 7 parcela të mbjella me 2970 bimë narkotike me lartësi 20-30 cm. Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq në Vlorë gjatë operacionit antikanabis, janë zbuluar rreth 205 bimë narkotike. Bima narkotike u zbulua në fshatin Lapardha, në mes të pyllit të këtij fshati në vendin e quajtur “Mesun”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, janë konstatuar 4-parcela pa pronar, në të cilat janë gjetur të kultivuara 205 bimë narkotike kanabis sativa me lartësi deri në 30 cm. Policia ka bërë asgjësimin e plotë të bimëve narkotike, me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Policia shqiptare pajisjet me dronë për të kontrolluar protestat

 Policia shqiptare procesit të modernizimit të saj i ka shtuar edhe “drone”-t, siç quhen avionët e telekomanduar. Me një urdhër të ministrit të Brendshëm, policia ka nisur testimin e “drone”-ve për t’i përdorur për operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore, monitorime nga ajri të tubimeve të ndryshme. Blerja dhe testimi i “drone”-ve mendohet që do të rrisë efikasitetin në aksione policore dhe do të shmangë rrezikun për jetën e punonjësve. Verifikimi me “drone” i asaj që ndodh gjatë një operacioni do t’i japë informacion të vlefshëm uniformave blu, duke ulur ndjeshëm rrezikun për ta. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe një sërë drejtuesish të lartë, ndoqën testimin në Akademinë e Sigurisë. Ekspertët demonstruan parametrat e “drone”-it në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen në fluturim rreth 2 orë në mënyrë të pavarur, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa lejet etj. Një ditë më parë, ministri Tahiri prezantoi atë që quhet “komisariati dixhital”, një aplikacion në telefonin celular, përmes të cilit qytetarët mund të denoncojnë çdo shkelje apo kundërvajtje, si dhe të bëjnë ankesë. Tahiri demonstroi përdorimin e aplikacionit, duke shpjeguar se nuk ka asnjë mundësi që denoncimi të neglizhohet nga policia. “Më frekuentët janë parkimi i gabuar apo aksidentet në rrugë”, – deklaroi Tahiri gjatë shpjegimit.

 

Vodhën 130 bolierë dushi, pranga 3 personave, 3 të tjerë në kërkim

 Në kuadër të operacionit të koduar “Bolieri”, Policia e Tiranës arrestoi tre persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme kanë kryer vjedhjen e 130 copë bolierëve dushi ne ambientet e magazinës së një firme private me administrator shtetasin Gj. T, të cilët më pas ja kanë shitur shtetasit Pëllumb Kaziut. Në pranga kanë rënë Dylber Halili, 22 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, Dorian Gjoni, 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe blerësi i dusheve, Pëllumb Kaziu, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar me parë. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar se janë përfshirë në këtë ngjarje. Nga ana e policisë u sekuestruar në cilësinë e provës materiale 38 copë bolierë dushi. Ndaj tyre rëndon akuza e “Vjedhjes” dhe “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here