Lista me emrat/ Balla çon në Prokurori listën me 57 kandidatë të PD-së, nisin verifikimet

0
162

Artan Cena

 taulant BallaPartia Socialiste ka kërkuar verifikimin e shumicës së kandidatëve të Partisë Demokratike. Kryeprokurori Llalla urdhër për nisjen e punës në të gjithë vendin

Prokuroria ka nisur verifikimet për kandidatët e bashkive. Vendimi është marrë nga kryeprokurori Adriatik Llalla dhe është shpërndarë në të gjithë vendin. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme deputeti socialist, Taulant Balla, ka dorëzuar një listë me emrat e 57 kandidatëve të PD-së për bashkitë. Me anë të një shkrese zyrtare, deputeti Balla kërkon informacion nga kryeprokurori Adriatik Llalla nëse kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike kanë të kaluar kriminale. Ky është rasti i parë që Kuvendi vë në lëvizje organin e akuzës për të hetuar kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie.

 

Kërkesa e Ballës

Nuk dihet se në çfarë ligji bazohet kërkesa që deputeti Balla i drejton kryeprokurorit Llalla, por është fakt që ky i fundit ka nisur menjëherë verifikimin e kërkuar. Urdhri i firmosur nga vartësit e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u kërkon 12 drejtuesve të prokurorive të rretheve verifikimin e emrave të kërkuara nga deputeti Taulant Balla. Zyra e shtypit pranë kryeprokurorit Llalla e justifikon këtë veprim si të drejtë dhe bazuar në ligj, pasi kërkesa i është drejtuar institucionit të tyre nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për këtë fakt është detyrim ligjor për t’i kthyer një përgjigje. Ndërkohë, në lidhje me verifikimin e kandidatëve të mazhorancës, zyra e shtypit nuk pranon të thotë se ka një urdhër të tillë, por i referohet deklaratës së kryeprokurorit Llalla të bërë pak kohë më parë, kur thotë se nëse do ketë një kërkesë për verifikim do të hetohen të gjithë emrat.

 

Emrat e verifikuar

Prej pak ditësh të gjithë personat që kërkojnë të zgjidhen në 21 qershor po kalojnë në filtrin e organit të akuzës për të verifikuar nëse më herët kanë pasur probleme me ligjin. Në Prokurori kanë mbërritur dhe përgjigjet e para të Prokurorive të Rretheve të cilat kanë përfunduar këtë verifikim. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ka përfunduar verifikimi për kandidatët që garojnë për bashkitë e Gjirokastrës, Përmetit, Beratit, Pukës, si dhe disa bashkive të tjera. Të njëjtat burime saktësuan se nga informacioni i mbledhur nuk ka rezultuar që kandidatët për të marrë drejtimin e këtyre njësive vendore apo kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiak të kenë procedime penale të nisura dhe nuk kanë qenë të dënuar më parë nga gjykatat shqiptare apo të huaja.

 

Emrat që po verifikohen

Prokuroritë në rrethet kryesore, si Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Elbasani dhe Shkodra ende nuk kanë përfunduar me procesin e verifikimit. Organi i akuzës është vënë në lëvizje edhe nga një kërkesë e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla që ka kërkuar informacion për 57 kandidatë të Partisë Demokratike. Në dokumentin drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkohet informacion nëse ka fillime të procedimit penal apo akuzë formale të ngritur ndaj tyre. Një pikëpyetje e madhe janë afatet kur duhet të përfundojë verifikimi pasi 21 qershori është vetëm 38 ditë larg. Më e paqartë situata bëhet nëse organi qendror i akuzës gjen persona me precedentë në listat e partive politike. Problem mbetet zëvendësimi i tyre pasi kodi zgjedhor i ka të përcaktuara afatet e regjistrimit të kandidateve.

 

LISTA ME KANDIDATË:

Voltana Ademi

Rrok Doda

Zef Hila

Andon Koka

Gëzim Vata

Ilir Krosi

Basir Çupa

Nezir Rizvani

Bashkim Shehu

Besim Dushaj

Elez Maçi

Grida Duma

Redi Saraçi

Hamdi Pasha

Ardian Turku

Fadil Brazhda

Asqeri Kuqja

Albert Kreçi

Qamil Boja

Kodhel Çaja

Bajazit Karriqi

Enkeled Alibeaj

Gëzim Çaushi

Luan Mustafai

Igli Kokalari

Gentian Muhameti

Altin Çomo

Sadik Xhelili

Niko Shupali

Genc Deromema

Malo Myftaraj

Kreshnik Bozho

 

 

Përkthehet dosja belge ndaj Mark Frrokut, gati procesi

Përkthehet dosja kundër Mark Frrokut. 2500 faqe me prova, dëshmi dhe fakte që rëndojnë mbi deputetin Mark Frroku, janë vënë në dispozicion të prokurorëve të çështjes. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë më shumë se 20 ditë, për të shqiptuar akuzën e ngritur nga shteti belg për deputetin Frroku. Dosja ndaj tij u përcoll nga drejtësia Belge pas kërkesës me anë të një letërporosie nga prokuroria shqiptare e cila kish nisur hetimet ndaj Frrokut për kallëzim të rremë. Mark Frroku është marr i pandehur në Belgjikë për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në 1999. Paralelisht Mark Frroku do të gjykohet në dy shtete për të njëjtën akuzë. Vendimi i parë që do të shpallet do të jetë i vlefshëm për dënimin e tij.

 

Përplaset me kamionin, një grua humb jetën në flakët e aksidentit

Një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilën ata udhëtonin u përplas me një kamionçinë dhe më pas është përfshirë nga flakët. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Piraj. Viktima është 52-vjeçarja, Liza Kola, nga Lezha që drejtonte mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa LE 6200 A. E plagosur, por pa rrezik për jetën ka mbetur pasagjerja Elena Gjika, 65 vjeçe, që po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Dy gratë kanë qenë duke udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Lezhës, kur janë përplasur me kamionçinën që drejtohej nga Gjergj Lanazi nga Torovica. Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin ka qenë ndërprerja e rrugës nga ana e kamionçinës, e cila po dilte nga superstrada në një rrugë dytësore.

 

Çështja “Doshi”, Prokuroria pushon hetimin ndaj Tahirit e Didit

Prokuroria e Përgjithshme pushon hetimin ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Grupit hetimor pranë zyrës së kryeprokurorit Adriatik Llalla i janë dashur 2 muaj kohë për të verifikuar kallëzimin Partisë Demokratike, ku akuzonte Tahirin dhe Didin për shpërdorim të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimit e të vërtetës. Këta dy vepra, sipas kallëzimit, Tahiri dhe Didi i kanë konsumuar, pas takimit me shtetasin Durim Bami në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe nuk kanë kryer asnjë hetim konkrete për pretendimet e tija, se ishte vrasës me pagesë dhe ishte porositur për të vrarë deputetin Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Prokuroria thotë se nga verifikimet e kryera, rezulton se këto pretendime nuk qëndrojnë pasi në asnjë rast Durim Bami nuk ka pranuar të bëjë kallëzim apo të bashkëpunoj me policinë e shtetit për të zbardhur pretendimet e tija. Në vendimin e mosfillimit të ndjekjes penale, prokurorët thonë, se policia e shtetit ka kryer verifikimet e nevojshme në kohën kur Bami ka takuar ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin Didi dhe rezultuan të pavërteta deklarimet e 36-vjeçarit. Po të njëjtin qëndrim, të inskenimit dhe sajimit të komplotit të vrasjes, hetuesit thonë, kanë mbajtur edhe prokurorët e çështjes të cilët po hetojnë deputetin Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami. Ky vendim i mosfillimit të ndjekjes penale ndaj Tahirit dhe Didit, mësohet se prokuroria ia ka komunikuar edhe Partisë Demokratike. Pasi ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili me datë 7 mars i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme duke kallëzuar Tahirin dhe Didin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here