Kërkimet për naftë në Jon, Shqipëria përplaset me Greqinë

0
170

nafte platformeMinistria e Punëve të Jashtme i ka dorëzuar një notë proteste qeverisë së Greqisë përmes ambasadorit grek në vendin tonë, Leonidha Rokanas, çka ka tensionuar sërish marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Nota e protestës se MPJ shqiptare kërkon nga shtetit grek të ndryshojë programin për kërkimin e naftës në detin Jon, bën me dije gazeta greke ‘Kathimerini’.

Për këtë veprim të Tiranës, shkruan ‘Kathimerini’, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka anuluar takimin e planifikuar me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

“Veprimi diplomatik i së premtes është i fundit në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Tiranës në lidhje me të drejtën e eksplorimit”, shkruan gazeta greke.

Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike, por pa zgjidhur ende vendosjen e kufijve dhe përcaktimin e shelfit kontinental.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here