Ja si e dhunoi shefi i komisariatit të Tepelenës të riun

0
162

gazmend shehuShefi i komisariatit të policisë së Sarandës, Gazmend Shehu është pezulluar nga detyra, pas publikimit të një videoje ku ai tregohet duke dhunuar fizikisht një qytetar.

Ngjarja është regjistruar në muajin Mars 2014 në një pikë lojrash fati në Tepelenë, ku Shehu ushtronte detyrën si shef komisariati.

Burime nga policia e Vlorës bënë të ditur se Gazmend Shehu ishte pezulluar nga detyra një vit më pare, menjëherë pas kësaj ngjarje.

Pas hetimit lidhur me të dhe pushimit të çështjes me mirëkuptimin e të dy palëve, Shehu është rikthyer në krye të policisë së antitrafikut në Drejtorinë e Vlorës, në mars të këtij viti.

Ndërkohë vetëm para dy javësh Gazmend Shehu ishte emëruar shef i komisariatit të Sarandës.

Pas publikimit të kësaj videoje në internet, sot është marrë sërish vendimi për pezullimin e tij nga kjo detyrë.

Mësohet se pamjet filmike që duken në videoregjistrim janë marrë nga kamerat e sigurisë të një biznesi pranë lokalit të lojrave të fatit.

Ish kreu i komisariatit të Tepelenës, Gazmend Shehu, është konfliktuar me qytetarin në lokalin e lojrave të fatit për arsye personale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here