Raportet e hetimit/ Shpërthimet në Marinzë, ekspertiza fundos kompaninë Bankers: Fajtore

0
127

Artan Cena

Shpërthimet në Marinzë ekspertiza fundos kompaninë BankersTë gjitha institucionet shtetërore që kanë bërë hetime në fshat, kanë nxjerrë përgjegjëse kompaninë kanadeze. Niveli i ndotjes është shumë i lartë

Hetimet e para kanë nxjerrë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium për çdo gjë që ka ndodhur në Marinzë të Fierit. Prokuroria e Fierit ka publikuar rezultatet paraprake të hetimit që ka nisur ndaj Bankers Petroleum, duke e bërë përgjegjëse direkt kompaninë për shpërthimin e fontanës së gazit që ndodhi në 1 prill. Sipas raportit të institutit gjeologjik, ngjarja ishte pasojë direkte e aktivitetit naftënxjerrës të Bankers. Përgjegjësia e Bankers rezulton edhe për përballimin e situatës nga raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore sipas së cilës Bankers nuk kishte një plan veprimi për raste të tilla. Alarmuese janë të dhënat e ndotjes së ajrit që vijnë nga Agjencia e Mjedisit ku thuhet se gazi sulfurik dhe ai nitrik në Marinzë pas shpërthimit është dhjetëra herë më i lartë se norma e lejuar e Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Fajet janë të Bankersit

Ekspertiza vërteton plotësisht se shkaqet e shpërthimeve të ndodhura në zonën e Marinzës në Fier kanë ardhur nga veprimtaria e kompanisë Bankers Petrolium, e cila ka qenë e papërgatitur si nga ana teknike ashtu edhe organizative për të përballuar situata të tilla. Ndërkohë uji i ujësjellësit te fshatit dhe i puseve është i papërdorshëm. Këto janë përgjigjet qe kane mbërritur ne prokurori, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe Ministria e Shëndetësisë. Këto institucione kanë hartuar ekspertizën për atë që ndodhi në zonën e Marinzës dhe për pasojat që vazhdojnë ende. Prej një muaj, një grup prokurorësh të Fierit janë duke hetuar lidhur me shpërthimin. Krahas marrjes në pyetje të administratorëve shqiptare dhe të huaj si dhe banorëve të fshatit ata u kishin dërguar shkresa zyrtare të gjitha agjencive për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe shkallën e dëmit. Në përgjigjen e Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore thuhet nënkontraktoi i kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla. Ndërsa shërbimi gjeologjik shqiptar ka arritur në përfundimin se shkaktarët e fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e kompanisë.

 

Ndotja masive

Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Mjedisit deklaron se ndotja e në zonën naftëmbajtëse ku ushtron aktivitetin Bankers Petrolium është shumë e madhe me prani të gazrave te dëmshëm. Vlera e matur e SO2, krahasuar me normën e OBSH-së tejkalon në masën 56.1%. Vlera e matur NO2, krahasuar me normën e OBSH-së tejkalon në masën 49%. Edhe me shqetësuese është përgjigja e Ministrisë se Shëndetësisë, e cila e ka nxjerrë të papërdorshme të gjitha burimet natyrore. Uji i ujësjellësit të fshatit Marinzë nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjienë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standardit shqiptar në fuqi dhe direktivave të BE-së. uji i puseve familjare është jashtë standardit, rekomandohet të mos përdoret. Prokuroria ka nisur hetimet kryesisht, duke verifikuar praktikën që është ndjekur për hapjen e pusit të naftës, rregulloret që janë zbatuar dhe shumë faktorë të tjerë, te cilët sollën situatën e rëndë në rrugët dhe oborret e banesave në fshatin Marinzë rreth një muaj më parë nga shpërthimi i gazit. Kompania Bankers Petrolium akuzohet për “Shkatërrimit të pronës” si dhe “Ndotje të mjedisit dhe ujërave”.

 

 

Ulet ndotja në kryeqytet

 Me 17% është reduktuar mesatarisht koha e udhëtimit për automjetet që qarkullojnë në Tiranë. Monitorimi është kryer nga një kompani italo-austriake “Svarko Mizar” lider në Evropë për sinjalistikën para dhe pas instalimit të Qendrës Kombëtare të Trafikut, e cila monitoron 68 nyja semaforike në kryeqytet. Më pak kohë qëndrimi në trafik, më pak ndotje të ajrit. Dioksidi i karbonit, për të cilin burim kryesor janë automjetet ka arritur brenda normave të Bashkimit Evropian. Edhe grimcat shumë të imta në qarkullim, shkaktarë të shumë sëmundjeve sipas specialisteve janë reduktuar ndjeshëm.

 

Aksident në aksin Shkodër-Mjedë, një i vdekur dhe një i plagosur

 Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur ndodhi pak pas mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur Stajka. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasja Nazmie Selimi, 50 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos. Automjeti me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve doli nga rruga dhe, pas humbjes së kontrollit, ka përfunduar në oborrin e një banese pranë rrugës. Gruaja që ndodhej pasagjere nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra, duke humbur jetën brenda pak minutave në vendin e ngjarjes. Ndërsa, drejtuesi i automjetit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shpejtësia jashtë normave të lejuara mund të ketë provokuar aksidentin në fjalë.

 

FOTO LAJM/ Makina e ministres së Mbrojtjes shkel semaforin me të kuq

 Eskorta e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në një video të filmuar nga një makinë tjetër shihet automjeti i ministres, që kalon me semafor të kuq. Makina me targë TR 0174 Z e shoqëruar nga një mjet i policisë kalojnë semaforin me të kuqe në rrugën “Abdyl Frashëri” pranë Librit Universitar, në Tiranë. Pas postimit të kësaj video reagoi edhe ministri Tahiri, i cili bëri me dije se të dy drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me 30 mijë lekë gjobë dhe ulje të pikëve në patentë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here