Ambasadori gjerman/ Hoffman: Dita e gjykatësit fillon me zarfin në mëngjes e pastaj shkon në punë

0
139

 

 Ambasadori gjerman HoffmanAmbasadori gjerman në vend, Helmut Hoffman, u tregua i drejtpërdrejtë dje në akuzën e tij ndaj sistemit të drejtësisë, duke pohuar se e konsideruar korrupsionin në këtë sistem si një re të zezë në Shqipëri. “Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes para se të shkojnë në punë. Kjo është vërtet diçka e keqe. Për të kaluar tek lufta ndaj korrupsionit shifrat janë të larta dhe kjo është një ndër pikat e kyçe të progres raportit të cilin duhet ta lexoni me kujdes në mënyrë që të vini në zbatim politikat që e frenojnë këtë fenomen. Mund të keni një sistem të mirë të drejtësisë por kjo nuk mjafton. Duhet të hartoni menjëherë politika në mënyrë që gjyqtarë të tillë të lënë menjëherë zyrën”, – tha ai. Gjatë fjalës së tij në konventën rajonale të integrimit evropian, Hoffman u ndal edhe tek eksodi i shqiptarëve, ku u shpreh se në muajin mars 3000 shtetas kanë hyrë në Gjermani, dhe se në muajin prill vetëm në 1 ditë janë larguar drejt Gjermanisë 600 shtetas. “Emigrimi masiv dhe rritja e kërkesave për azil është një shqetësim që përfshin gjithë vendet e BE-së dhe Gjermania më së shumti. Pasi vetëm, për vitin 2014, nga 16.000 shtetas që udhëtonin drejt vendeve të BE-së, gjysma e tyre ishte drejtuar drejt vendeve të Gjermanisë. Përmend këtu që në muajin mars 3000 shtetas janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe se në ditët e para të muajit prill në një ditë ky numër ka shkuar në 600. Por kjo nuk është shqetësim vetëm për Shqipërinë, të njëjtin problem hasim edhe me vende të tjera të rajonit, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia. Kujtoni që ju jeni zotër të fatit tuaj”, – pohoi Hoffman.

 

Ligji i Medias/ KiE kundër amendamentit të Ballës: Krijohet monopol në radio e televizione

Këshilli i Evropës del kundër amendamentit të deputetit socialist Taulant Balla për ligjin e medias, duke deklaruar se rezultati mund të jetë monopoli në radio e televizione. Institucioni evropian ka reaguar pas një letre të dërguar nga kreu i Komisionit të Medias Genc Pollo, i cili kërkonte opinionin e KiE-së. Në përgjigje, Këshilli kërkon që çdo ndryshim të shihet me kujdes duke u shprehur i gatshëm të ofrojë ekspertët e tij. “Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se ndryshimi do të vijë përmes Komisionit të Medias, ne do të dëshironim të ofronim gatishmërinë tonë dhe me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë ekspertizë përmes praktikave më të mira dhe standardeve evropiane duke u përshtatur me kontekstin shqiptar. Siç dhe ju jeni në dijeni, përqendrimi i medias dhe pluralizmi i saj janë dy koncepte të cilat ky amendament ka për qëllim t’i trajtojë, dhe në qoftë se fshihen në tërësi, mund të përbëjnë problem”, – thuhej në deklaratën e KiE-së. Deputeti socialist Taulant Balla ka propozuar shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për median, një nen mjaft i rëndësishëm pasi në 12 pikat e tij ai përcakton rregullat mbi pronësinë e mediave dhe tregun e reklamave dhe heqja e këtij neni do të cenonte konkurrencën e lire dhe do të favorizonte operatorë të caktuar në treg. Opozita e ka kundërshtuar fort këtë ndryshim duke deklaruar se po kryhet për të favorizuar televizione pranë qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here