Eskorta e Mimi Kodhelit kalon semaforin me të kuqe /VIDEO

1
189

Eskorta e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar me semafor të kuq dhe menjëherë ka reaguar ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Një kalimtar i rastit filmoi rastësisht ngjarjen dhe e denoncoi atë në faqen e ministrit Tahiri i cili tha se ngjarja u hetua dhe u morën masa ndaj dy shoferëve.

“Nje qytetar solli kete video. Dua ta falenderoj duke nxitur cdo qytetar te ndaje me ne cdo informacion. Kjo eshte e vetmja menyre per te ndertuar shtetin ligjor dhe barazine para ligjit, pa asnje dallim. Ne rastin konkret, Policia Rrugore ka gjobitur te dy drejtuesit e mjeteve sipas ligjit”, shkruan Tahiri.

Dy shoferët e eskortës së ministres Kodheli janë gjobitur me nga 30 mijë lekë secili duke dhënë një shenjë se ligji është i barabartë për të gjithë, qofshin këta ministra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kjo video-lajm me duket shume absurde; per mendimin tim ka qene me te verdhe. Sa per precizion shihni autobuzin qe kishte zene pjesen tjeter te rruges. Ministri Tahiri ia ka fut edhe me kot se at qe e kane xhiruar videon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here