Energjia elektrike e papaguar/ Tërheqja e qeverisë nga sekuestrimi i banesës, si preket biznesi

0
102

Gëzim Saliu

mbledhje qeverieShalsi: Qeveria dhe ERE të mbikëqyrin pajisjen me matës të të gjithë konsumatorëve shqiptarë, që asnjë konsumator të mos ngarkohet afrofe

Mazhoranca konfirmoi dje tërheqjen nga neni 92 i projektligjit për energjinë që parashikon sekuestrim të banesave për debitorët me mbi 300 mijë lekë të reja. Por përjashtimi i barrës hipotekore do të vlejë vetëm për debitorët familjarë, ndërsa për bizneset ky sanksion do të vazhdojë, por me një ndryshim. Nëse në fillim projektligji i qeverisë parashikonte që të vendosej garanci hipotekore për bizneset debitore me mbi 2 milionë lekë të reja, kjo shumë pritet të ulet për borxhet deri në 1.5 milionë lekë të reja. Vendimi përfundimtar lidhur me këtë çështje pritet të merret në seancën plenare të ditës së sotme.

 

Ndryshimi

Ndryshimi i projektligjit për energjinë elektrike në nenin 92 prek pikërisht pikën C, e cila lidhet me masat e ekzekutimit të detyrueshëm të detyrimeve të papaguara. “Për të siguruar ekzekutimin e detyrimit të papaguar furnizuesi në përputhje me parashikimet e kontratës, merr masat e mëposhtme: a. Fillon procedurën e ndërprerjes së energjisë elektrike b. Fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit nr. 8862, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”; c. Vendoset barra hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontrate furnizimi energjie është mbi 15 milion lekë për klientin jofamiljar”, – thuhet në projektligjin e ndryshuar që pritet të votohet ditën e sotme në parlament. Ndërkaq një dalje publike, kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, tha se i kërkon qeverisë dhe ERE-s që konsumatorët të pajisen me matës, për të mos u bërë më fatura afrofe. “Një nga pikat është mbrojtja e konsumatorëve dhe ne u kërkojmë qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë të mbikëqyrë pajisjen me matës të të gjithë konsumatorëve shqiptarë, që asnjë konsumator të mos ngarkohet afrofe. Rezolutën po e diskutojmë me grupet e interesit. Shqipëria ka hapur një kapitull të ri. Ne mendojmë se kemi bërë më të mirën për shqiptarët dhe konsumatorët shqiptarë”, – deklaroi deputeti i PS-së, Shalsi. Mazhoranca e cilësoi vendimin e ndryshuar si një nismë për të mirën e konsumatorëve, por, sipas opozitës, kjo tërheqje e shumicës është një lëvizje elektorale. “Janë tërhequr, sepse fushata është afër. Është e pamoralshme, sepse qeveria e ka miratuar këtë projektligj në ndërgjegje”, – tha deputeti demokrat Sherefedin Sheu.

 

 

Si ishte neni 92 i projektligji, pika C

  1. Për të siguruar ekzekutimin e detyrimit të papaguar furnizuesi në përputhje me parashikimet e kontratës, merr masat e mëposhtme:
  2. Fillon procedurën e ndërprerjes së energjisë elektrike
  3. Fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit nr. 8862, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike
  4. Vendos barrën hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike, në rast se detyrimi i papaguar rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike dhe mbi 300 mijë lekë për klientin familjar dhe mbi 2 milionë lekë për klientin jofamiljar.

 

Si u bë neni 92 i projektligjit, pika C

Për të siguruar ekzekutimin e detyrimit të papaguar furnizuesi në përputhje me parashikimet e kontratës, merr masat e mëposhtme:

  1. Fillon procedurën e ndërprerjes së energjisë elektrike
  2. Fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit nr. 8862, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike
  3. Vendoset barra hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontrate furnizimi energjie është mbi 15 milion lekë për klientin jofamiljar

 

Panairi i punës/ Meta, fushatë me Veliajn, ministri përplaset me të shkarkuarit nga puna: Hajde shpirti hajde!

Në hapjen e panairit të punës, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, si kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës, u shfaq dje së bashku me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse mbështetjen për këtë kandidaturë në negociatat zgjedhore me Ramën nuk e kishte të madhe, u kujdes ta shpallte në panair si kandidat fitues. “Nuk është e rëndësishme thjesht të kesh një diplomë, por mbi të gjitha është e rëndësishme të kesh një profesion. Dhe problemi më i madh për vitin që vjen është konkurrenca mes Panairit Kombëtar të Punës dhe panairit që do të bëjë Bashkia e Tiranës për punën”, – tha Meta. Ndonëse në ditën e fundit në pozicionin e ministrit të Mirëqenies Sociale, Veliaj u bëri thirrje të rinjve të shfrytëzojnë panairin e punës si mundësi për t’u punësuar në 5000 mundësi që do iu jepen. “Ka ardhur koha që të tregojmë respekt për ata që janë gati të bëjnë çfarëdo lloj pune, sepse është më dinjitoze të jetosh me punë sesa me lëmoshë. Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër dhe as drejtues. Punën e parë e kam pasur edhe kamerier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panair ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë”. Nga ana tjetër, Veliaj kishte edhe një porosi për pasuesin e tij në ministri ku tha: “Kam një porosi për ata që do të marrë stafetën e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Gara jonë nuk është mes s’nuk-sat e 8 viteve që ikën, gara jonë është me standardin që kemi krijuar deri tani, me zyrat e punësimit, me fondin e punësimit dhe ne këtë garë e kemi me veten tonë”. Por as këtë vit në panair nuk ka munguar prania e të shkarkuarve nga administrata, të cilët e pritën me protesta ministrin Veliaj. Ky i fundit ashtu si një vit më parë iu përgjigj me ironi deklaratave të protestuesve. “O Erjon mos na gënje, shih këtej”, – i tha një prej të shkarkuarve nga puna ministrit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Hajde shpirt, hajde!”, duke drejtuar me gisht panairit të punës.

 

Reagimi i PD-së/ Bogdani: Veliaj tallet me të rinjtë, numri i papunësisë u rrit në 18%

Deputeti demokrat Gert Bogdani, duke komentuar panairin e punës, tha se ai ishte vetëm një tallje e ministrit Veliaj me të rinjtë. “Guxoi duke u thënë qytetarëve shqiptarë dhe mbi gjitha të rinjve shqiptarë, hajdeni, dynduni në Pallatin e Kongreseve, se ka 5 mijë vende pune për të tërë. Këto janë thjesht mashtrime të radhës, mashtrime që nuk u japin asgjë qytetarëve shqiptarë, që nuk ndihmojnë të ardhmen e tyre, këto janë mashtrime që nuk i ndihmojnë në punësimin e tyre. Sot shqiptarët janë më pak të punësuar se më parë. Këtë e tregojnë shifrat e INSTAT-it, shifrat zyrtare ku numri i papunësisë është rritur deri në 18% dhe 34% nga këta janë të rinj. E tregojnë shifrat e sigurimeve shoqërore të cilat kanë rënë me 3.4% për vitin e kaluar”, – tha Bogdani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here