Nishani në Shishtavec: Të ardhmen ta ndërtojmë këtu

0
147

bujar nishaniEmigrimi masiv i qytetarëve kuksianë, të rinj kryesisht por edhe të rritur, drejt Gjermanisë, ku edhe kërkojnë më pas azil ekonomik, gjë që vendi më i fuqishëm i Bashkimit Europian e ka deklaruar vazhdimisht përmes ambasadorit gjerman në Tiranë se nuk e ofron, ka shtyrë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të vizitojë një nga zonat më të prekura, Shishtavecin.

Largimin e qytetarëve nga vendi, kreu i shtetit shqiptar e konsideron një fenomen kombëtar, e megjithatë, duke theksuar se nuk ka shkuar në Kukës për të gjetur fajtorët, Nishani ka dashur të ngrejë zërin si i pari i vendit për të nxitur qytetarët e vendit të mos largohen.
“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency