Përgjimet, si i merrnin paratë, kodet që përdoreshin në telefon

0
126

PërgjimeZyrtari i Drejtorisë së Hetimit në Drejtorinë e Tatimeve, Metjon Bijo: Kujdes se nesër do të fillojnë të dalin bubuzhelat

Zbardhen përgjimet mes grupit të tatimorëve të korruptuar, inspektorët e lojërave të fatit dhe dy sekserët e arrestuar në Tiranë. Në dosjen e përpiluar nga prokurorja Antoneta Sevdari, thuhet se Kreshnik Kasaj bashkë me sekserin tjetër, Petrit Ahmetaj, çdo mes muaji i dorëzonin përgjegjësit të grupit të tatimorëve, Metjon Bijos kuotën e pagesës për mbrojtjen e bizneseve që ai menaxhonte e cila varionte nga 1 deri 3 mln lekë. Në një nga përgjimet e regjistruara, edhe pse Metjon Bijo ishte punonjës i administratës shtetërore, e quante Kreshnik Kasajn si shteti dhe e njoftonte për kontrollet që do të bënin tatimorët duke i quajtur me emrin e koduar “bubuzhelat”.

Metjoni: O shtet

Kasaj: Ca je tu bo?

Metjoni: Si je ?

Kasaj: Mirë, ti ca ke bo?

Metjoni: Mirë. Nga nesër fillojnë dalin bubuzhelat në rrugë e thash të njoftoj që ta dish. Por flasim që të them se ku do jenë konkretishtë sepse janë tre grupe.

Kasaj: Ok. Hajde takohemi pasdite e pimë kafe.

Gjatë bisedave mes tyre, prokuroria ka kapur edhe një bisedë mes Metjon Bijo dhe një personi tjetër më datë 14 dhjetor 2014, ku e njofton se pronarja e një biznesi pagoi në formë ryshfeti një shumë të mirë dhe mbetën të knaqur.

077: Erdhi ky pronari i Blertës me një mikun tim, këtu tani.

855: Ok. Edhe!?

077: Është shumë ok. Jo ok. Po shumë ok. Uuah nuk e prisja!

855: Aaa. Mirë mirë. Bravo ciao e folim.

Prokuroria ka regjistruar edhe në një rast, ku inspektorët e agjensisë së mbrojtjes së konsumatorëve kanë shkuar në një local qe menaxhohej nga Metjon Bijo. Biznes që funksiononte pa kasë tatimore dhe e paregjistruar në tatime. Me ndërhyrjen e Petrit Ahmetaj inspektorët janë larguar pa ushtruar kontrollin. Gjatë bisedave të përgjuara Bijo në një rast i shkruan një personi me emrin Denis i cili rezulton debitor 8 mln lekë dhe tatimorët duan ti mbyllin biznesin. Ai i thotë të bëj gati lekët që mos ti mbyllin aktivitetin.

077: Do kalojnë grupet për të mbyll. Ca do bësh?

023: Do takohemi pasdite si thua?

077: Takohemi po ec i përgaditur se asaj i duhet bo diçka se nuk është pak mos t’i marë lekët, me t’i qendis letrat. Bëj kafën kësaj e mbaro punë.

Edhe gjatë kontrolleve që ushtronin në gjithë shqipërinë, inspektorët e lojrave të fatit njoftonin Petrit Ahmetaj për lokalet ku do të ushtrohej kontroll që ai t’i tregonte se kush paguante taksën të mbyllte dyqanin dhe të tjerëve most ë njoftohen. Përveç pazareve për kuotat mujore, në bisedat e përgjuara rezulton se kujdeseshin edhe për punonjësit e punësuar nga partia. Në një bisedë mes Jani Berukasit dhe një personi me emrin Pal, inspektor i lojrave të fatit porosit që të kujdeset për një person nga Gramshi që është me LSI-në.

-Ore të ka ardh një nga Gramshi një i LSI aty. Po ndihmojë mo të marrsha të ligat ndihmoj.

022: Po jam t’u e ndihmu, se u bë Gramshi, Skrapari e Tropoja u botë?

055: Tropoja jo, Tropojës jo të kam thënë unë.

022: Vallahi Tropoja një, Skrapari e Gramshi janë bo ore ti, janë bo tani.

051: LSI –në, LSI-në ndihmoje.

Si këto janë shumë biseda të përgjuara ku përveç parave ata ndikonin tek tatimorët dhe inspektorët e lojrave të fatit të mbylnin edhe bizneset e konkurentëve në treg.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency