Ndryshimi/ Nga sot, hyjnë në fuqi patentat me pikë, ja sa rrezikojnë shoferët

0
118

Sistem online dhe numër telefoni për të kontrolluar pikët

policia10Kushdo që do të kryejë nga sot një shkelje në Kodin Rrugor, do të përballet me heqjen e pikëve nga patenta e tij. Ministria e Transporteve bën me dije se nga dita e sotme, më në fund sistemi i pikëve do të jetë gati dhe shoferët përveç gjobës do të njihen për heqjen e pikëve në çdo shkelje. Ndëshkimi nis nga gjobë, me ulje pikësh e deri tek heqja e patentës në rast të përsëritjes së shkeljeve. Informacioni do të merret online nëpërmjet faqes së internetit të shërbimeve qeveritare. Në dispozicion të qytetarëve, do të vihet edhe një numër telefoni, i cili do të jetë pa pagesë për të verifikuar pikët e patentës. Në rast të evidentimit të shkeljeve nga Policia Rrugore, sikundër funksionon edhe aktualisht, komisioni i apelimit do të vendosë për masën e penalitetit. Totali i pikëve të patentës do të jetë 20 dhe në rast se shoferi nuk kryen asnjë shkelje brenda dy vitesh, atij do t’i rriten nga 2 pikë për të arritur deri në 30 gjithsej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency