Mark Frroku në spital, probleme me zemrën

0
294

Mark Frroku në burgDeputeti Mark Frroku, ndaj të cilit Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” pas kërkesës së Prokurorisë si i dyshuar autor i një vrasjeje të ndodhur në Belgjikë, u dërgua në Spitalin e Burgut në Tiranë.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve pohojnë se deputeti Frroku ëshë shoqëruar menjëherë në spital pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur me zemrën.

Mësohet se pas analizave të mjekëve, gjendja e deputetit paraqitet e qëndrueshme dhe ai do të mbahet në spital edhe për disa orë të tjerë për të qenë nën vëzhgim.

Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për deputetin Frroku në fillim të këtij muaji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency