“Koronavirusi u trajtua sikur ra bombë bakteriologjike”, Koduzi: Kemi ndjekur situatën, është menaxhuar keq

0
110

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike Gazmend Koduzi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se koronavirusi u trajtua sikur ra ndonjë bombë bakteriologjike.

“PD ka ndjekur situatën dhe është trajtuar keq. Qeveria e ka përcjellë sikur ka rënë një bombë infeksioni, e jo se është sëmundje normale. Vija e parë janë mjekët e familjes. Urgjenca ëshjtë vetëm për  sëmundje të rënda dhe jo për Covid. Koha e karantinës nuk u shfrytëzua për mirë për të shfrytëzuar situatën. Mjekët e familjes u nxorën jashtë loje”, tha Koduzi.

“Metoda e plazmës është një metodë e certifikuar tashmë ndaj koronavirusit. Trajtimi me plazëm jep efektet në stadet e para. Me anë të plazmës, jepen antitrupa të gatshëm. Ne vazhdojmë që të bëjmë shumë pak testime. Plazma bën që antitrupat e gatshëm të luftojnë virusin. Me anë të plazmës, organizmi fiton imunitet. Me rëndësi është që diagnostifikimi të bëhet herët. mne kemi dhënë sugjerime vetëm pozitive”, u shpreh Koduzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here