Ganaj: ILDKP ishte si lavatriçe e parave të pista

0
189

shkelqim ganaj_1Shkëlqim Ganaj, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, akuzoi Prokurorinë se ndjek dy standarte në dosjet që i dërgon ILDKP.

Ai akuzoi paraardhësit se në vend që të merreshin me kontrollin e pasurive të zyrtarëve të shtetit, e kishin kthyer institucionin në një lavatrice të parash.

Lavatrice pastrimi parash e cilësoi Shkëlqim Ganaj ILDKP-në e drejtuar nga paraardhësit e tij. Sipas kryeinspektorit, gjatë vitit 2013 ky institucion nuk kishte zhvilluar asnjë kontroll mbi pasurinë e zyrtarëve të shtetit.
Në raportin vjetor të prezantuar pranë Komisionit të Ligjeve të Kuvendit, Ganaj nuk kurseu sulmet për Prokurorinë, të cilën e akuzoi për standarte të dyfishta.
Të fëlliqur, ishte epiteti që përdori për ish-kolegët e tij prokurorë.
Ganaj i shpjegoi opozitës se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ishte njoftuar me shkrim për të gjitha veprimet e ILDKP-së. Ndërsa në lidhje me Koço Kokëdhimën pohoi se kur mori mandatin e deputetit nuk rezultoi në konflikt interesi.
Ai bëri publik edhe emrat e një gjyqtari dhe një kryebashkiaku për të cilët tha se kanë tentuar të korruptojnë Inspektoratin me qëllim mbylljen e dosjeve të tyre.
Përballë akuzave të opozitës për standarte të dyfishta dhe mungesë pavarësie në punën e ILKDP-së, Pandeli Majko gjeti një mënyrë origjinale për të ftuar kolegët demokratë që të fokusohen te Prokuroria.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency