As këta spanjollët nuk kanë turp z.Rama” Mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së çmimeve në Spanjë!

0
128

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Spanjës në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe karburantit, nxitur nga pushtimi rus.

Ajo që filloi si një grevë nga shoferët e kamionëve në fillim të javës për rritjen e çmimeve të naftës, tani është zhvilluar në një protestë gjithëpërfshirëse të mbështetur nga partitë opozitare.

“Sanchez, na ul faturatKjo nuk është një qeveri, është një fabrikë mjerimi… e cila plaçkit dhe zhvat punëtorët përmes taksave abuzive,”  u shpreh udhëheqësi i Vox Santiago Abascal gjatë demostratës.

Shumë prej tyre kërkojnë që qeveria duhet të ulë taksat. Inflacioni në Spanjë tani shkon në mbi 7 për qind, më i larti i në më shumë se tre dekada. Çmimet e energjisë tani janë në nivele rekord.

“Kjo është një çështje serioze sepse shumë njerëz duhet të udhëtojnë për punë me makinë dhe çdo ditë por jetesa po bëhet më e shtrenjtë. Ka pasur një rritje të çmimeve që njerëzit thjesht nuk mund ta përballojnë pasi rrogat tona mbeten të njëjta si më parë”, tha një protestues.

Të premten, kryeministri Pedro Sanchez u takua me liderë të tjerë të BE-së nga Italia, Portugalia dhe Greqia për të nxitur një përgjigje të përbashkët ndaj krizës energjetike dhe mbajtjen  e  një samiti mbi këtë çështje deri në fund të muajit.

Ajo që është e qartë është se shumë në Spanjë duan një lehtësim nga çmimet aktuale. Rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë po ndodh në të gjithë botën dhe sipas ekspertëve nëse nuk merren masa kjo do të ndikojë në furnizimet me produktet bazë madje edhe në tregjet globale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here