Policia godet një grup kriminal, 6 persona në pranga

0
128

Policia e Fierit ka goditur një grup që kryente veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve dhe vjedhjeve me armë .

Si rrjedhojë, policia, në kuadër të operacionit të koduar “Piratët e natës” ka zbardhur 10 vjedhje të ndodhura në zonën e Marinzës dhe ka arrestuar 6 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri, municione luftarake, bimë narkotike.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naftë-mbajtëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftës Bankers, Albetrol dhe subjekte private.

Nga tërësia e veprimeve hetimore është bërë e mundur që të dokumentohen dhe të provohen në 10 raste ngjarje të kryera më pare.

Në pranga kanë rënë Artur Braçe, 28 vjeç, banues në fshatin Zharrëz – Fier,  i dënuar më parë për rrahje me 7 muaj burg. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Arme, në bashkëpunim” në dy raste, parashikuar nga nenet 140, 25 dhe 278/5 Kodit Penal.

Denis Hajdini, 19 vjeç, banues në fshatin Zharrëz – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në një rast, “Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5 dhe 134/2  Kodit Penal.

Kreshnik Braçe, 27 vjeç, banues në fshatin Zharrëz – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në dy raste, “Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje” në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, “Kultivim i bimëve narkotike”,  parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5,  134/2 dhe 284 i Kodit Penal.

Ilir Rama, 36 vjeç,  banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për vepren penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim e ngelur ne tentativë”, në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  22,  278/5,  dhe 134/2 i Kodit Penal.

Dervish Hyseni, 19 vjeç,  banues ne fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkepunim” ne disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç,  banues në Velmish Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkëpunim” në disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

Në funksion të procedimeve penale të lartpërmendura është bërë e mundur sekuetrimi në cilësinë e provës materiale :

1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56.

9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.

21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra.

150 kg tel bakri.

120 kg boje plastike Alpin

1 automjet “Benc Mercedes” fugon me targë AA341DE  fugon,

1 automjet “Passat” me targë  AA 077AK.

Veshmbathje kamuflazhi të përdoruar gjatë vjedhjeve.

6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Fier për veprime të mëtejshme.

kallashnikov

arme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency