Me dashuri nga Stambolli

0
152

StambolliTridhjetë vepra në pikturë, shumica në teknikën akrilik në kanavacë dhe në përmasa të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë Stambollin. Bukuria legjendare e natyrës së këtij qyteti dhe pamjet panoramike të krijuara nga dora e njeriut kanë frymëzuar artistë të ndryshëm për shekuj me radhë. Ata i kanë dhënë një histori të gjatë artit turk

Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada e Turqisë dhe instituti kulturor “Yunus Emre” në Tiranë sjellin për publikun në GKA ekspozitën “Me dashuri nga Stambolli”, të një prej artistëve më të njohur turq, Devrim Erbil. Ky është prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri me një ekspozitë personale dhe kurohet nga Beste Gursu. Ekspozita tregon një përzgjedhje prej rreth tridhjetë veprash në pikturë, shumica në teknikën akrilik në kanavacë dhe në dimensione të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë Stambollin. Bukuria legjendare e natyrës së këtij qyteti dhe pamjet panoramike të krijuara nga dora e njeriut kanë frymëzuar artistë të ndryshëm për shekuj me radhë. Ata i kanë dhënë një histori të gjatë artit turk.

Devrim Erbil lindi në vitin 1937. Ai studioi pikturë në Akademinë Shtetërore të Arteve të Bukura në Stamboll në 1955 fillimisht nën Halil Dikmen dhe më vonë në studion e Bedri Rahmi Eyuboglu. Nga viti 1965 stili unik i piktorit Devrim Erbil tërhoqi vëmendjen e një audience ndërkombëtare. Atij iu dha një bursë arti nga qeveria spanjolle për të studiuar pikturë në Madrid dhe Barcelonë. Më vonë vazhdoi karrierën e tij akademike në Paris dhe Londër. Më 1968 Erbil u zgjodh “Artisti i ri i vitit” në Turqi dhe në 1991 u nderua me titullin e rëndësishëm “Artist i Shtetit të Turqisë”. Siç raporton “Sotnews.com.al”, përveç karrierës së tij në pikturë Devrim Erbil ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe promovimin e arteve në Turqi.

Ka qenë President i Shoqatës Turke të Arteve dhe President i Shoqatës së Arteve Pamore Bashkëkohore. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll. Erbil ka një karrierë të pasur dhe të gjatë edhe në qarqet akademike. Aktualisht është Profesor i Pikturës në Departamentin e Pikturës në Universitetin Mimar Sinan. Ashtu si thotë përshkrimi në Christie’s, shtëpia e famshme e ankandeve, ku veprat e këtij autori kapin shifra të konsiderueshme, me dhjetëra mijë dollarë. Ekspozita do të hapet me datë 15 prill në GKA.

 

 INFO/KULT

Botohet në gjuhën italiane romani “Jetë në një kuti shkrepësesh” i Fatos Kongolit

Ky është botimi i katërt në gjuhë të huaj i këtij libri pas atyre në frëngjisht, greqisht dhe spanjisht. Njëherazi është romani i gjashtë i Kongolit në italisht pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, “Lëkura e qenit” dhe “Ëndrra e Damokleut”

Këto ditë doli në qarkullim në gjuhën italiane romani “Jetë në një kuti shkrepësesh” i shkrimtarit Fatos Kongolit. Ky është botimi i katërt në gjuhë të huaj i këtij libri pas atyre në frëngjisht, greqisht dhe spanjisht. Njëherazi është romani i gjashtë i Kongolit në italisht pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, “Lëkura e qenit” dhe “Ëndrra e Damokleut”.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Rubbettino” dhe është përkthyer nga Caterina Zuccero.

 

 Shtëpia e Eqrem Çabejit në Gjirokastër, në rrezik shembje

Edhe pse është ndërhyre para disa vitesh ky monument kulture i kategorisë së parë ndodhet ne gjendje të mjerueshme. Kurse drejtoria e monumenteve në ketë qytet fajëson firmat restauratore për cilësinë e punimeve. Shtëpia e gjuhëtarit Eqrem Çabej po shembet. Monumenti i kategorisë se parë në Gjirokastër paraqet probleme ne strukturën e mureve te gurta ku ka pësuar çarje dhe plasaritje të shumta. Tavanet e drunjta janë amortizuar.

Banesa e Çabejit, u restaurua në vitin 2006 dhe në vitin 2009, por gjendja e mjerueshme e saj vë në pikëpyetje cilësinë e punimeve. Për këtë situatë dhe të dhjetëra banesave të tjera. Drejtoria Rajonale e Monumenteve në qytetin e gurtë fajëson firmat restauratore, por edhe mungesën e investimeve të mjaftueshme. Arkitekti pranë kësaj drejtorie Kreshnik Merxhani, thotë se mungon dokumenti mbi restaurimet dhe raportet teknike për ketë objekt deri atëherë gjithçka ka mbetur ne hartimin e projekteve. Gjatë 10 viteve të fundit shumë banesa të restauruara në zonë muzeale të qytetit të Gjirokastrës po degradojnë. Më shumë se 80% e këtyre objekteve kulturore janë të pabanuara dhe mosvënia në funksion e tyre po bën që të zhvlerësohen dita ditës dhe financimet e kryera në to.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency