“Më shpëtoi nga rruga, por më pas… më rrihte gjithmonë”

0
109

Marco Benvenuti/ Novara

 më rrihte gjithmonëIsh-prostituta ishte transferuar në lindje të Tiçinos në banesën e 70-vjeçarit. Një tjetër ankth ketë herë brenda mureve të shtëpisë

Ishte shitur prej prindërve që 13 vjeçe, që të bëhej skllave seksi dhe nga Greqia kishte mburritur në Itali, ku ishte detyruar që të punonte në rrugë si një skllave seksi. Kishte arritur që t’u shpëtonte tutorëve të saj dhe më pas kishte njohur atë, një burrë shumë më i madh se ajo në moshë. Mendonte se kishte shpëtuar më në fund dhe do të niste një jetë tjetër, larg rrugës dhe ankthit. Por jo. Kishte gabuar! Ankthi i saj tani do të ishte brenda katër mureve të shtëpisë. Grushte, ofendime, sharje, gjithmonë vetëm për motive banale.

 

Shkaktimi i një aborti

Një histori me vuajtje dhe shumë probleme, e treguar në Gjykatën e Novarës nga një grua shqiptare që tani është 34 vjeçe, e cila e ka lënë pas krahëve kohën kur shiste trupin në rrugë dhe historinë e dhimbshme të vuajtjes brenda 4 mureve me atë që mendonte se ishte shpëtimi i tij, një burrë i moshuar, shumë më i madh në moshë se sa ajo. E kjo ngjarje kishte ndodhur në Veneto. Këtu ajo, në 22 gusht të vitit 2008, në kohën kur ishte 26 vjeçe kishte shkuar në urgjencë, sepse kishte pasur një hemorragji. Në spital i kishin thënë se kishte qenë shtatzënë dhe që kishte dështuar. Ndërhyrjet e policisë dhe karabinierëve kishin ndodhur edhe herë të tjera. Tani, ish-bashkëjetuesi i 34-vjeçares shqiptare, 60-vjeçari me inicialet S. C., banues në lindje të Tiçinos është vënë nën akuzë për dhunë në familje dhe shkaktim të abortit. “Në muajt e parë – ka treguar shqiptarja – gjithçka shkoi mirë. E më pas filluan grushtet, dhuna, sharjet, ofendimet e gjithë të tjerat”.

 

Shkaqet e sherrit, të çuditshme

Në një rast “nuk i pëlqeu gjella. Më ka kapur kokën dhe ma lëshoi në pjatë me dhunë. Ishte një pjatë me supe specash dhe më pas nuk shihja më asgjë”. Në kohën kur kanë mbërritur karabinierët kanë gjetur supën të shpërndarë në të gjithë shtëpinë . Një herë tjetër “kisha shkuar tek parukierja ku po rregullohesha nga flokët. Unë e dija që atij nuk i pëlqenin biondet dhe e prisja një reagim prej tij. Kur kam shkuar në shtëpi, ishte fundi i botës. Mori një palë gërshërë dhe më preu një grusht me flokë dhe më goditi. Më pas më duhej që të bëja gjithçka nga fillimi”, – ka thënë gjatë dëshmisë së saj. Gjatë hetimeve Kuestura kishte gjetur disa foto në një faqe online ku mblidheshin dhe gratë që dhunoheshin ku shqiptarja hidhte dhe fotot e saj, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti. I pandehuri i mohon të gjitha faktet.

 

Dëshmitë e miqve

Gjatë dëshmisë, një mik i përbashkët i të dyve ka thënë se nuk kishte parë asgjë të dyshimtë: “Kam menduar se mes tyre kishte zënka normale”, – ka thënë ai. E ndryshme është dëshmia e një shoqeje të shqiptares që më parë kishte qenë edhe shoqe e të pandehurit: “Dëgjoheshim shpesh në telefon, më thoshte që kishin sherre dhe zënka të shumta. Edhe unë kam marrë shpulla kur isha me të”. Mjeku që ka vizituar shqiptaren ka folur për një abort spontan: “E kam klasifikuar kështu sepse askush nuk më ka folur për një lidhje me fakte traumatike, dhune”.

 

 E reja shqiptare i shpëton përdhunimit të një maniaku seksual

Një vajzë e re shqiptare u ka shpëtuar kthetrave të një maniaku seksual, i cili kishte shkuar në banesën e saj për ta përdhunuar. Në fakt, ai i kishte dhënë me qira vajzës shqiptare një pjesë të banesë së tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Romë, Itali, ndërsa i dyshuari është vënë në pranga. Media italiane shkruan se i arrestuari është një 47-vjeçar, ndërsa e reja 23-vjeçarja nga Shqipëria është shtruar në spital pasi është goditur dhe rrahur nga i arrestuari, pasi kërkonte që të bënte dashuri me të. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën “Sergio Tofano”. Italiani në kohën kur është arrestuar kishte pasur në dorë një thikë të madhe. Mësohet se ai kishte disa kohë i kërkonte të resë shqiptare që ti jepej atij, por ajo nuk kishte pranuar. Me një thikë në dorë ai i ishte sulur 23-vjeçares, e cila kishte mundur që ti shpëtonte kthetrave të maniakut dhe të arratisej nga banesa, duke telefonuar edhe policinë. Me të mbërritur karabinierët kanë ndërhyrë në banesë, ndërsa 47-vjeçari ishte duke tentuar të thyente derën e apartamentit ku ishte mbyllur nga vajza shqiptare. 23-vjeçarja nga Shqipëria është shtruar në spitalin “Umberto I”, për shkak të plagëve që kishte marrë dhe do të jetë e shtruar për të paktën 5 ditë. Italiani 47-vjeçar është dërguar në qeli ku ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës.

 

Pranga shqiptarit, shiste drogë në burgje

 Shpërndante kokainë, por bie në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar, i cili është ndaluar në kohën që ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Arrestimi është bërë nga oficerët e policisë së Modenës, Itali. Siç është bërë e ditur nga media, i riu shqiptar ishte vënë re nga policia pasi ishte duke bërë xhiro boshe me makinën e tij në disa rrugë. Mësohet se në makinën e tij “Fiat”, shqiptari kishte edhe një grua, të dashurën e tij, kjo me qëllim që të mos binte në sy. Pasi është ndaluar nga policia, është ushtruar një kontroll. Në trupin e vajzës është gjetur një sasi hashashi, ndërsa në makinë i është gjetur 60 gram kokainë. Pas hetimeve policia ka zbuluar edhe një furnizues të rëndësishëm të drogës në këtë zonë. Sipas policisë, ai dyshohet se shpërndante drogë edhe në qelitë e burgjeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency