Inva Mula kthehet në Tiranë si regjisore

0
143

inva mulaInva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e operës “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operës, Ilir Kerni. Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot në rolin e koreografit. Për të ky është emocion i veçantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur për të janë të duhurit. “La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19:00.

 

 Me violinën e Stradivarit të ‘700-ës, vjen në Tiranë

Nesër në orën 19.00, në sallën e Universitetit të Arteve zhvillohet një nga aktivitetet më të rëndësishme të Pranverës së Frankofonisë. Bëhet fjalë për koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski. Në violinë solo Laurent Korcia dhe Matilda Daiu. Korcia është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i vlerësuar nga kritika si një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij, i cili interpreton me një violinë Stradivarus të vitit 1719. Në koncert do të interpretohet: Finale nga “Suita Albanese” e David Tukiçit, “Poemë” nga Ernest Chansson,“Tzigane” nga Murice Ravel, Dubel koncert për violinë e orkestër në re minor nga Johan Sebastian Bach dhe “La danse macabre” nga Camille Saint Sawns.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency