Vendimi/ Kompensimet për punonjësit e policisë, ja sa do të përfitojnë

0
131

Kompensimet për punonjësit e policisëSa përfitohet kur bashkëshortja humbet punën

Këshilli i Ministrave ka miratuar masën e kompensimit që do të përfitojnë punonjësit e policisë. “Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur caktohet në punë jashtë vendbanimit të vet, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e juridiksionit të komisariatit të policisë apo drejtorisë së policisë së qarkut ku ai bën pjesë”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Për përfitimin e pagesës, punonjësi i policisë paraqet në organin, ku është transferuar, dokumentacionin e poshtëshënuar:

-Kërkesë me shkrim, pranë njësisë buxhetore ku është i punësuar punonjësi i policisë.

-Fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën e gjendjes civile familjare.

-Vërtetim nga organi qeverisjes vendore, ku të vërtetohet vendbanimi i familjes dhe i vetë punonjësit të policisë, pavarësisht nga gjendja civile.

-Vërtetim pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nëse punonjësi i policisë ka banesë në juridiksionin ku është transferuar.

-Vërtetim  pranë drejtorive të ALUIZNI-t nëse punonjësi i policisë ka aplikuar për legalizim banese në juridiksionin ku është transferuar. Titullari i njësive shpenzuese të verifikojë nëpërmjet strukturave të tyre vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi i policisë.

 

Përfitimi

Kur punonjësi i policisë transferohet për nevoja pune dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën:

– 50% të pagës mujore minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune mbi 1 vit dhe shtesë në masën 5%, të pagës mujore minimale në shkallë vendi, për çdo vit mbi 1 vit, por jo më shumë se paga minimale në shkallë vendi.

-100% të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi në punë mbi 10 vjet. Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it të rritet sipas indeksit të pagës minimale, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Vjetërsia në punë e bashkëshortes/it do të konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi/e, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhave të trajtimit me pagesë papunësie. Përfitimi i pagesës, mund të përfitohet për një periudhë deri në 7 vjet.  Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortes/it të punonjësit të policisë llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës për efekt pensioni. Kontributi i sigurimeve derdhet nga institucioni dhe përfituesi sipas skemës së sigurimeve shoqërore për punonjësit civilë.

 

Rastet

Kur punonjësi i policisë transferohet për nevoja pune dhe, për këtë shkak dhe bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës atëherë duhet të paraqes dokumentet e mëposhtme

– Kërkesë me shkrim, me gjeneralitetet e plota, ku përshkruhet:

– organi ku ka punuar

– data e transferimit

– arsyeja e transferimit

– adresa ku ka banuar

– adresa aktuale ku banon pas transferimit

– qendra e punës ku ka punuar bashkëshortja/i, data dhe shkaku i largimit nga puna.

-Vërtetim të pagës mesatare mujore të vitit të fundit kalendarik të punës për pagesën e marrë nga bashkëshortja/bashkëshorti.

-Vërtetim nga sigurimet shoqërore për kontributet e derdhura nga bashkëshorti/bashkëshortja për periudhën e punësimit.

-Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të transferimit të bashkëshortes/it.

-Vërtetim nga zyra përkatëse e punësimit, ku të vërtetohet se bashkëshortja/i është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe nuk i është ofruar punë në profesionin e saj/tij. Këtë vërtetim punonjësi e paraqet çdo tre muaj në zyrën e personelit.

-Kontratën e qirasë së banesës ku punonjësi është i transferuar.

Në çdo 6 muaj, njësitë administrative buxhetore të Policisë së Shtetit të   dërgojnë në zyrat rajonale të punësimit listën emërore të bashkëshortëve/eve, për trajtimin me përparësi nga këto zyra të punësimit të tyre, në rastet e hapjes së vendeve të lira. Punonjësi i policisë, në përpjesëtim me kohën e shpenzuar gjatë ushtrimit të detyrës shtesë të trajnuesit në terren të punonjësve të policisë që kanë përfunduar periudhën e shkollimit në shkollën bazë të policisë, përfiton shtesë mbi pagën mujore në masën 40 lekë/orë, por jo më shumë se 7 000 lekë. Punonjësve të Policisë së Shtetit iu jepet ndihmë e menjëhershme financiare, në masën e një page mujore, në rastet e fatkeqësive në familje. Pagesa i jepet punonjësit të policisë për rastet e vdekjes së një anëtari të familjes së tij (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet me urdhër nga titullari i institucionit.

 

 Masa e pagesës për kompensim udhëtimi është:

  1. a) Nga 36 km deri 60 km, në masën                                        3 000 lekë/muaj
  2. b) Nga 61 km deri 100 km, në masën                                      5 000 lekë/muaj
  3. c) Nga 101 km deri 150 km, në masën                                    8 000 lekë/muaj

ç) Nga 151 km deri 200 km, në masën                                   10 000 lekë/muaj

  1. d) Mbi 200 km, në masën                                                      15 000 lekë/muaj.

 

Drafti/ Studentët në protestë, kundër ligjit të arsimit të lartë

Drafti i arsimit të lartë nuk duhet të miratohet. Kjo ka qenë thirrja që ka shoqëruar protestën e studentëve të universiteteve publike të përkrahur edhe nga pedagogë, kundër projektligjit, i cili i është dorëzuar qeverisë për miratim. Sipas të rinjve reforma që po ndërmerret në arsimin e larët cenon liritë e tyre si dhe të stafeve akademike, ndërsa rrit edhe tarifat e shkollimit. Studentët u shprehën se do të vazhdojnë protestat e tyre edhe pse drafti mund të marrë miratimin e ekzekutivit. rafti i arsimit të lartë pas shumë kritikash tashmë pritet që pas qeverisë të diskutohet në komisionet parlamentare. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në projektligj janë shtuar disa risi që i përkasin studentëve dhe rolit të tyre në vendimmarrje, ndërsa përsa u përket tarifave është vendosur që ato të përcaktohen nga vetë universitetet brenda një kufiri minimal dhe maksimal që do të përcaktohet nga qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency