Tension në parlament, ndërpritet seanca

0
139

parlamenti okSeanca plenare u ndërpre pas tensionit të krijuar nga kërkesa e opozitës për largimin e Ilir Metës nga posti i kryetarit të kuvendit. PD e quajti absurd faktin që një i akuzuar se ka paguar për të vrarë dy deputetë drejton Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari Meta kërkoi vijimin e seancës sipas rendit të ditës dhe u dha fjalën deputetëve të mazhorancës. Por opozita e bllokoi foltoren dhe këmbënguli që Meta të largohet nga posti i kryetarit. Si pasojë e tensionit të krijuar në sallë Meta vendosi ndërprerjen e seancës deri në qetësimin e situatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency