Ndërhyrja/ Greva e studentëve, policia i nxjerrë me forcë nga godina

0
139

Greva e studentëve, policia i nxjerrë me forcë nga godinaOperacioni për nxjerrjen e studentëve me forcë nga greva e urisë u bë rreth orës 02.00 të mëngjesit. Reagojnë Partia Demokratike dhe Avokati i popullit

Policia ka ndërhyrë me forcë për të ndërprerë grevën e urisë të rreth 40 studentëve të Universitetit të Mjekësisë, transferuar nga privati. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi kërkesës së Rektoratit për të liruar ambjentet e godinës, ku pritej që pjesa tjetër e studentëve t’i nënshtroheshin provimeve. Kërkesa e Rektoratit ka qenë për lirimin e menjëhershëm të ambjenteve, ndërkohë që, mes Policisë dhe studentëve ka pasur përplasje të forta. Policia ndërhyri me argumentin se godina e Fakultetit të Mjekësisë ishte zënë në mënyrë të paligjshme. Bëhet e ditur se ka ndërhyrë me forcë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, duke liruar ambjentet ndërsa shumë nga studentët grevistë u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërda ndërhyrja me forcë e policisë është bërë gjatë natës, operacioni është filmuar nga një video amatore. Policia e ka hapur me forcë derën e godinës dhe duke ushtruar dhunë ndaj stundetëve i ka nxjerrë ata më forcë jashtë ambjenteve.

 

Deklaratat e studentëve

Ndërhyrja e policisë është komentuar edhe nga studentët e pranishëm. Ata janë shprehur se policia k aushtruar dhunë ndaj tyre, ndërkohë që një pjesë e vajzave janë tërhequr nga flokët. “Kanë hyrë me dhunë dhe janë futur dhe na kanë nxjerrë. Vajzat i kanë kapur për flokësh, djemtë i kanë tërhequr zvarrë. Na kanë futur nëpër makinat e policisë dhe na kanë shoqëruar për në komisariate. Mbrëmë përjetuam situatë terrori ne studentët të cilët nisëm një kauzë të drejtë për atë që na takon”. Kjo është deklarata e studentëve të cilët përjetuan për pak minuta një terror policor, teksa uniformat blu i nxorrën me dhunë nga vendi ku ishin futur për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit për rritjen e tarifave. Studentët vendosën të futen në grevë urie katër ditë më parë. Kauza për të cilën ata vendosën të bllokonin edhe godinën e Fakultetit të Mjekëisë, kishte lidhje me uljen e tarifave të studimit, pas transferimit të tyre nga Universitetet private në ato publike.

 

Këshilli Studentor

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e grevës së studentëve të Universitetit të Mjekësisë, mëngjesin e sotëm, nga ana e policisë. Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Këshilli Studentor akuzoi policinë se përmes dhunës dhe presionit psikologjik ka nxjerrë studentët nga greva, duke shtuar se më pas ato janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në komisariat dhe spitale. Lidhur me këtë situatë, Këshilli Studentor theksoi se studentët do të solidarizohen duke bojkotuar mësimin dhe provimet, deri sa studentëve të Universitetit të Mjekësisë t’u plotësohen kërkesat e tyre. “Ne Këshilli Studentor i UT-së jemi këtu sepse jemi shumë të tronditur me ngjarjet e mbrëmshme. Sot në mëngjes si të gjithë qytetarët kemi parë aktin kriminal të policisë, që në pabesi ndërsa ishin në gjumë, hyjnë duke përdorur presionin psikologjik për të nxjerrë nga greva studentët. Greva e urisë ishte e vetmja mënyrë për të kundërshutar nga studentët. Ato janë trajtuar në mënyrë ccnjerëzore në komisariat dhe spitale. Duke ndaluar grevën me dhunë. Për një të drejtë themelore ato u futën në grevën e urisë. Pasi u ndërpreu studimet i detyroi të poaguajnë më shumë në universitetet publike. Karta e Bolonjës ka një praktikë, që nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Në emër të këshillit studentor, deklarojmë mbështetjen e plotë, dhe theksojmë se studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin dhe provimet deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ne jemi dhe do të jemi me ta deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.” tha në deklaratën për mediat Këshilli Studentor.

 

Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme reagoi pas akuzave të deputetit demokrat Edi Paloka lidhur me akuzën e këtij të fundit se po dhunohen qytetarë të pafajshëm. Përmes një deklarate, ministria e Saimir Tahirit i cilësoi baltë mbi punën e policisë, akuzat e PD-së, duke shtuar se selia blu vijon të mbrojë personat që shkelin ligjin. Lidhur me rastin e denoncimit të një qytetari i cili deklaroi se është dhunuar nga policia, Ministria e Brendshme e cilësoi këtë si një “teatër” të opozitës që sipas saj këtë e bën me njerëz të manipuluar.

 

 Avokati i Popullit

Avokati i Popullit deklaron se ka nisur me inisiativë hetimin administrativ rreth kërkesave të disa studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilët kundërshtojnë VKM për tarifat duke e cilesuar si diskriminuese. Nga ana tjeter Avokati I Popullit fton studentët e grevës që të paraqesin pretendimet e tyre për tarifat diskriminuese pranë institucionit të Avokatit të Popullit në mënyrë që hetimi administrativ të kryhet i plotë dhe gjithë përfshirës. Gjithashtu Avokati i Popullit duke iu referuar disa deklaratave në media të studentëve grevistë për dhunë nga policia në momentin e nxjerrjes së tyre nga greva i fton ata të paraqiten pranë Avokatit të Popullit për të dhënë dëshmitë dhe ankesat e tyre rreth kësaj situate.

 

Reagimi i PD-së

“Ministria e Arsimit konfirmoi sot se është pjesë e dhunës së ushtruar mbrëmë ndaj studentëve grevistë. Ndërsa opinioni publik priste që Ministria e Arsimit, të tregonte solidaritet me të rinjtë që kërkojnë të drejtën e tyre për arsim, siç do të bënte në fakt çdo ministri e arsimit në botë, qëndrimi i saj është krejt i kundërt, është në favor të rrahjes e poshtërimit brutal të studentëve. Ministria e Arsimit mbajti një qëndrim racist, duke i stigmatizuar studentët grevistë, duke i ndarë ata në qytetarë të dorës së dytë, që nuk paskan të drejta si gjithë të tjerët. Partia Demokratike e konsideron të turpshëm këtë qëndrim, aq më tepër kur studentët po protestojnë pikërisht për një të drejtë që u është mohuar nga Ministria e Arsimit. Vetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, vjen nga radhët e studentëve të universiteteve private, dhe është e neveritshme se si ajo sot, mban qëndrim fyes, tallës e poshtërues ndaj studentëve që kanë të njëjtin status si ajo në të shkuarën e saj” , tha deputeti i opozitës Edi Paloka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency