Denoncuan prindërit/ Ish i dashuri merr peng 27 vjeçaren, kapen duke ecur në këmbë afër shinave të trenit

0
94

foto-nga-vendi-i-ngjarjes rrembimi i vajzesPas denoncimit të prindërve se vajza e tyre 27 vjeçare u mor peng nga ish i dashuri i saj, policia e kryeqytetit deklaroi kapjen e çiftit duke ecur në këmbë pranë shinave të trenit, në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë Unazës së Re, në kryeqytet.

Pas njoftimit në sallën operative me telefon, familjarët u drejtuan për denoncim me shkrim Dretorisë së Policisë së Tiranës. Pas identifikimit të autorëve policia u vu në ndjekje duke bërë të mundur edhe kapjen e tyre në dalje të kryeqytetit. Burime nga policia bënë të ditur se mjeti u gjet pranë një hoteli në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare. Fillimisht 27 vjeçarja ka qenë në një lokal në praninë e një djali pranë Unazës së Re. Më pas, djali që ishte në kafe i ndihmuar nga një person tjetër, thuhet se e ka marrë at ëme forcë duke e hipur në makinën e saj, dhe u nisën në drejtim të Durrësit.

Burime nga policia thanë se familjarët pretendojnë se ish-i dashuri i vajzës së tyre e ka futur 27  vjeçaren me forcë në automjet, duke shkuar në drejtim të Durrësit.

Më herët u raportua, se prindërit, pas denoncimit të prindërve në komisariat u bë e mundur identifikimi i autorit të pengmarrjes, ndërsa një mjet tip “Volsvagen” me targa TR 1613 U, u gjet i braktisur në dalje të TIranës, në Vorë. Burime nga policia thonë se 27 vjeçarja u mor peng bashkë me mjetin e saj tip “Volkswagen”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency