Të gjithë të nominuarit fitojnë në “Oscars”

0
156

“Oscars” 2015Një artikulli i shkruar nga website-i prestigjioz britanik, “Independent”, tregon se askush nga të nominuarit në “Oscars” nuk kthehet duar bosh në shtëpi edhe nëse nuk fiton çmimin për të cilin është nominuar. Ata do të kthehen në shtëpi me nga 82 mijë euro shpërblim. Veç kësaj, ata do të kenë luksin të qëndrojnë për tri ditë në resortin “Tuscany” më vlerë prej 1.500 dollarë nata, një udhëtim me tren luksoz nëpër malet shkëmbore të Kanadasë, me vlerë prej 14.500 dollarë, ushqime deti nga “French Mediterranean” me vlerë prej 1.500 dollarëve e shumë e shumë dhurata tjera. Sipas “Distinctive Assests”, që merret me shpërblimin e të gjithë të nominuarve, qershia mbi tortë e edicionit të 87-të të çmimeve “Oscars” është Olessia Kantor, një parashikuese fati, e cila do të takohet me të nominuarit për të diskutuar rreth horoskopit të vitit 2015, ëndrrat e tyre si dhe do t’i mësojë teknika rreth kontrollit të mendjes.

Sidoqoftë, Akademia e Arteve dhe Filmit në SHBA nuk përkrah të gjitha këto dhurata për të nominuarit. Në fakt, në vitin 2006, ata kishin votuar për ndalimin e shpërndarjes së këtyre dhuratave, duke arritur marrëveshjen që pranuesit e dhuratave të paguajnë taksa për to, mirëpo kjo siç duket nuk ka hyrë ende në funksion. Ndryshe, më 22 shkurt do të ndahen çmimet “Oscars” në Los Anxhelos.

 

 Ja kush do të luajë në vazhdimin e filmit “Kodi i Da Vinçit”

“Columbia Pictures” tashmë ka zbuluar ekipin e aktorëve që do të luajnë në “Inferno”, që është vazhdimi i novelës dhe filmi të suksesshëm “The Da Vinci Code”. Ron Haward kthehet përsëri si regjisor dhe producentit i filmit bashkë me Tom Hanks, i cili do të përsërisë rolin e Robert Langdon. Protagonistja e filmit “The Theory of Everything”, Felicity Jones, do të luajë rolin e dr. Sienna Brooks ndërsa Irrfan Kahn do të luajë rolin e Harry Sims. Omar Sy dhe Sidse Babett do të jenë pjesë e kastës së aktorëve po ashtu. Filmi “Inferno” do të lançohet me 18 tetor të vitit të ardhshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency