Fatos Kongoli/ A ka shkruar një roman për bijën e Enver Hoxhës?!

0
134

V.M

Fatos KongoliNë një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i Sigurimit të Shtetit, tjetri ish-operativ. Ç’kërkojnë këto personazhe te vila në fjalë në Natën e Krishtlindjes? Për ç’arsye ndodhen të pranishëm atje edhe forcat e rendit, që e mbajnë vilën nën vëzhgim prej kohësh? Protagonistët e librit vihen në lëvizje nga përhapja e një legjende. Sipas saj, personalitete të larta të shtetit dhe pushtetit kanë marrë letra anonime kërcënuese. I saktë apo i rremë ky lajm, ish-hetuesi dhe ish-operativi e kanë marrë vërtetë nga një letër të tillë, me verdiktin e dënimit të tyre me vdekje. Ku e ka burimin legjenda dhe kush të jetë autor i letrave?

Realja “lufton” me irealen, e djeshmja me të sotmen, është një lojë hijesh të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur të jetëve të vjedhura. Kështu përkthehet sipas gjuhës së botuesve romani i ri i shkrimtari Fatos Kongoli. Bëhet fjalë për “Gjëmia e mbytur”, e promovuar dje në Akademinë e Shkencave, për të cilën Kongoli thotë se, edhe ky libër merret me fatin e njeriut. Por, sikurse botimet e fundit që aludojnë histori nga diktatura, edhe ky roman pritet të shihet në enigmën e hapjes së dosjeve. Kongoli thotë se në lëndën e tij romanore nuk është kjo ide, por kur e lexon mund të të çojë në këtë bindje. Ç’është kjo lojë që po tërheq aq shumë shkrimtarët sa edhe politika e ditës?!

Në qoftë se për politikën mund të jenë një lloj “pengmarrje” e shtetit, për shkrimtarët duket se droja është pak larg këtij synimi. Sigurisht “përfitimi” ka të bëjë së pari me lexuesin, të tërheqë atë, në një lojë fantazie pavarësisht se brenda nënthuhen të vërteta, e shpesh personazhe reale, jetë të njohura ja nga legjendat ja nga faktet.

Ky rast është dhe romani i Kongolit. Besohet se bëhet fjalë për një dashuri të vjedhur, të fshehur midis një sportisti të njohur në kohën e Enverit, dhe vajzës së këtij të fundit, Pranverës. Për këtë “histori”, shkrimtari është shprehur në media se “Në këtë botë ka me mijëra histori të ngjashme, të cilat mund t’i këmbesh me njëra-tjetrën. Lexuesi mund të përfytyrojë çfarë të dojë”. Askush nuk e pohon hapur. Kongoli jo e jo. Por legjenda, faktet dhe fantazia e shkrimtarit në librin e fundit të tij, drejt këtij filli përshkohen, nga kjo histori duket të shfaqen. Megjithatë edhe vetë shkrimtarët vazhdojnë të kenë “frikë” të flitet hapur, kështu romani bëhet aluduesi më i mirë i shumë historive të panjohura nga diktatura. Një lloj dosje, që “fshehin” mirë, jetët e vjedhura. Në këtë kontekst qëndron romani i Kongolit. Ndonëse dje, shkrimtari është shprehur se derisa kërkohet me këmbëngulje të hapen dosjet, kjo do të thotë se duhen hapur, si një e mirë për kombin. “Rreth këtij problemi, prej 25 vjetësh është krijuar një mjegullnajë e madhe, që përfitojnë njerëzit spekulantë”, është shprehur për mediat shkrimtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency