Tritoli te “Vasil Shanto”, aty parkonte makinën Bashkim Tahiri

0
192

shperthim-300x169Duket se edhe tritoli i vendosur tek stacioni i autobusit në “Vasil Shanto”, ka pasur lidhje me babain e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas “Shqip”, aty pranë parkonte makinën Bashkim Tahiri. Për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu, pasi lajmërimi i shpejtë i policisë mundësoi shpërthimin e kontrolluar dhe shmangu ndonjë ngjarje tepër të rëndë. Personi apo personat përgjegjës, kishin vendosur dy kallëpe tritoli, me nga 200 gramë secila, gati për të shpërthyer. Ndërkohë, banesa e Bashkim Tahirit, do të ruhet nga efektivët e policisë, deri në një moment të dytë kur të klasifikohet rëndësia e rrezikimit të jetës së familjes Tahiri. Banesa e Bashkim Tahirit në rrugën “Komuna e Parisit” është marrë në mbrojtje nga 2 efektivë të Gardës së Republikës. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, tha se shpërthimi tek farmacia e babait të Saimir Tahirit dhe ai te “Vasil Shanto”, mendohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency