Tragjedi në Mesdhe/Përmbyset motorbarka, mbi 200 emigrantë të mbytyr

0
152

mesdheMë shumë se 200 emigrantë kanë të vdekur pasi motobarka me të cilën ata udhëtonin me shpresën për të prekur Europën u mbyt në Detin Mesdhe.

Lajmi raportohet nga agjensia e refugjatëve e OKB-së, e cila ka thënë se vetëm 9 nga emigrantët u shpëtuan pas katër ditësh në det, ndërsa 203 prej tyre u përpinë  nga ujërat e Mesdheut. Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami e quajti  ngjarjen  një tragjedi të tmerrshme. Të hënën, të paktën 29 emigrantë vdiqën pasi një  barkë u përmbys në det të hapur. Shtatë  prej tyre ishin të vdekur kur u gjetën në afërsi të ishullit italian të Lampedusas dhe për  22  të tjerët vdiqën nga  hipotermia pasi kishin ndenjur më shumë se 18 orë në det të hapur. Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se dy mjetet lundruese të përfshira në tragjedinë më të fundit ishin nisur nga brigjet e Libisë të shtunën. Sipas IOM çdo varkë mbante  më shumë se 100 njerëz kur ata u mbytën. Nëntë mbijetuarit flasin frëngjisht dhe besohet se janë nga Afrika Perëndimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency