Pikat ku do të merret karta/ Pensionistët dhe të punësuarit, ja çfarë përfitojnë me kartën e shëndetit

0
327

“Një pensionist, i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës, duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit”

karte shendeti Në vend të librezës shëndetësore të gjithë të punësuarit, pensionistët dhe një sërë kategorish të tjera do të pajisen me kartën e shëndetit. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka paraqitur ditën e djeshme kartën, e cila pritet lehtësojë vizitat te mjekët dhe marrjen e ilaçeve. Kush përfiton nga karta e shëndetit? Përfitojnë të gjithë të siguruarit: pensionistët, veteranët, invalidët, të punësuarit, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit etj.

 

Si përfitohet karta?

Një pensionist, i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës – duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit dhe të ketë me vete librezën e vjetër dhe kartën e identitetit. “Ju jeni një i punësuar që keni një librezë shëndetësore së cilës i ka skaduar afati, duhet të shkoni në të njëjtën pikë ku keni marrë librezën e shëndetit për t’u pajisur me kartën e re. Operatori ynë me të dhënat që i ka në sistemi, ju printon në vend kartën e re. Për shembull, kur jeni i punësuar dhe keni paguar rregullisht kontributet, por nuk keni pasur asnjëherë librezë shëndetësore, mund të pajiseni me kartë shëndeti në këtë rast. Nëse nuk jeni i regjistruar pranë mjekut të familjes, duhet të zgjidhni një mjek në qendrën shëndetësore të zonës ku ju banoni. Mjeku që ju përzgjodhët, ju regjistron në regjistrin elektronik të pacientëve të tij. Pas kësaj, ju shkoni në pikën e shpërndarjes së kartës së shëndetit, duke pasur me vete kartën e identitetit dhe librezën e kontributeve”, – përmend në një njoftim Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

 

Katër avantazhet

-Karta e shëndetit lehtëson pacientët, sidomos pensionistët apo veteranët të cilët nuk kanë nevojë të rinovojnë periodikisht kartën, sikurse ndodh sot me konsumimin e fletëve të librezës së shëndetit. Më konkretisht, një pensionist i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës – duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit dhe të ketë me vete librezën e vjetër dhe kartën e identitetit. Punonjësi ynë në pikën e shpërndarjes i printon në vend kartën e re, të cilën e ka përgjithmonë, pra nuk ka nevojë ta rinovojë.

-Falë kartës së shëndetit, shkurtohet edhe koha e pritjes së pacientëve sa herë vizitohen pranë mjekut të familjes, pasi mjekët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar.

-Pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi evitohet koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës.

-Një tjetër avantazh i kartës së shëndetit është se ajo është e printuar, ndërsa libreza shëndetësore plotësohet me dorë.

-Gjithashtu karta realizon lidhjen e ID kombëtare me personin përfitues, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e të dhënave me institucione të tjera në sistem.

 

Fondi

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, është shprehur gjatë konferencës ku u prezantua karta e shëndetit se tashmë janë shpërndarë rreth 12 mijë kartat e para. Drejtori i Fondit garantoi të siguruarit dhe pensionistët se libreza shëndetësore që ata kanë aktualisht nuk do të hiqet nga qarkullimi derisa të merret karta e shëndetit. “Karta e shëndetit është e lidhur dhe me ID kombëtare, çka lejon njohjen dhe bashkërendimin e të dhënave në sisteme të ndryshme. Diçka tjetër që do theksoja është se, pavarësisht se një simbolike, por nëse paguanin diçka për librezën shëndetësore, tashmë karta do t’u shpërndahet falas shtetasve shqiptarë që e përfitojnë nga FSDKSH”, – tha Beci. Për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, karta e shëndetit është një risi, e cila pritet të ndihmojë të gjitha shtresat.

 

Afati i kartës së shëndetit sipas kategorive

 

Kategoria përfitueseDokumenti  vërtetuesAfati i përfitimit
I punësuarLibreza e kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor.

Do të konsiderohen edhe shënimet e bëra nga punëdhënësi, për raportet mjekësore, që paguhen nga ISSH.

6-muaj nga data e lëshimit
I vetëpunësuarLibreza e kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor3-muaj nga data e lëshimit
Sigurim vullnetarKontrata me FDSKSH.

Dokumenti që vërteton derdhjen e kontributit vullnetar pranë drejtorisë rajonale/degës

Sipas kontratës me FDSKSH
Fëmijë 0-12 muajCertifikatë lindjeNga data e lëshimit deri në moshën 12 muaj
Femijë 1-18 vjeçCertifikate lindjeNga data e lëshimit deri në moshën 18 vjeç
Student 18-25 vjeçKarta e identitetit.

Vërtetim nga universiteti përkatës, brenda ose jashtë vendit (i përkthyer dhe noterizuar për universitetet jashtë vendit)

1 -vjecar nga data e leshimit deri ne moshen 25 vjeç
Kujdestar për invalidët

para/tetra-plegjikë

Libreza  kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe ShëndetësorPa afat
Invalid i plotëVërtetim invaliditeti nga Sigurimet Shoqërore/ Libreza invaliditetitPa afat
Invalid i pjesshëmVertetim invaliditeti nga Sigurimet Shoqërore/ Libreza invaliditetitNga data e lëshimit të kartës, deri në afatin e vërtetimit
Invalid  lufteVertetimi invaliditeti nga sigurimet shoqerore/ Libreza invaliditetitPa afat
VeteranStatusi i veteranit/ Libreza veteranitPa afat
PensionistLibreza pensionit sipas kategorive të Sigurimeve ShoqërorePa afat
Pension i parakohshëm, i pjesshëm, i reduktuarLibreza pensionit sipas kategorive të Sigurimeve ShoqerorePa afat
Person pa pension pleqërieKarta e identitetit ose certifikata e gjendjes civile që vërteton moshën mbi 65 vjet për burrat dhe mbi 60 vjet për femratPa afat
I verbërLibreza përkatëse e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ose

Vendim i Komisionit të Verbërisë

Me afat sipas librezës/vendimit të komisonit
JetimLibreza përkatese e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social ShtetërorSipas afatit të librezës, por jo përtej moshës 25 vjeçare
Përfituese e lejes së lindjesSipas shënimit të punëdhënësit në librezën e kontributeve                                            Me afat sipas librezës
Grua shtatzënëVërtetim i konsultorit mjeku/fëmija për periudhën e shtatzanisëMe afat sipas vërtetimit
Person me aftësi të kufizuarVendimi i KMCAPMe afat sipas vendimit të KMCAP
Person që trajtohet me ndihmë ekonomikeVërtetim nga njësia e pushtetit vendor për personat e familjes që përfiton ndihmën ekonomike3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I papunë punëkërkuesKartela personale e punëkërkuesit të papunë, lëshuar nga zyra rajonale e Shërbimit Kombëtar  të Punësimit3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I sëmurë me CaPërgjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozënNjë vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
I sëmurë me TBCPergjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozënNjë vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit
AzilkërkuesLeje qëndrimi për të huajt,  nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.Nga data e lëshimit deri në afatin e qëndrimit sipas percaktimit në lejen e qëndrimit
Person në IEVPSipas dokumentit të lëshuar nga Drejtoria e IEVPSipas periudhës së përcaktuar në dokument
Viktima të trafikimitVërtetim nga strukturat e MBNjë vjecar nga data e lëshimit të vërtetimit
Raste të vecanta (skleroza multiple,thalasemia major, deficit i hormonit të  rritjes, gjendjet post-transplantit renal, St.post aplazia medulare)Pergjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozënNjë vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit

 

Pikat ku do të merret karta e shëndetit

 

Pika e shpërndarjesVendndodhjaQendrat Shëndetësore (QSH) që mbulojnë
BeratDrejtoria Rajonale e FSDKSH BeratQSH të rrethit Berat
BulqizëAgjencia e FSDKSH BulqizëQSH të rrethit Bulqizë
DevollAgjencia e FSDKSH DevollQSH të rrethit Devoll
DibërDrejtoria Rajonale e FSDKSH DibërQSH të rrethit Dibër
DurrësDrejtoria Rajonale e FSDKSH DurrësQSH të rrethit Durrës
ElbasanDrejtoria Rajonale e FSDKSH ElbasanQSH të rrethit Elbasan
FierDrejtoria Rajonale e FSDKSH FierQSH të rrethit Fier
GjirokastërDrejtoria Rajonale e FSDKSH GjirokastërQSH të rrethit Gjirokastër
GramshAgjencia e FSDKSH GramshQSH të rrethit Gramsh
HasAgjencia e FSDKSH HasQSH të rrethit Has
KavajëAgjencia e FSDKSH KavajëQSH të rrethit Kavajë
KolonjëAgjencia e FSDKSH KolonjëQSH të rrethit Kolonjë
KorçëDrejtoria Rajonale e FSDKSH KorçëQSH të rrethit Korçë
KrujëAgjencia e FSDKSH KrujëQSH të rrethit Krujë
KuçovëAgjencia e FSDKSH KuçovëQSH të rrethit Kuçovë
KukësDrejtoria Rajonale e FSDKSH KukësQSH të rrethit Kukës
LaçAgjencia e FSDKSH LaçQSH të rrethit Laç
LezhëDrejtoria Rajonale e FSDKSH LezhëQSH të rrethit Lezhë
LibrazhdAgjencia e FSDKSH LibrazhdQSH të rrethit Librazhd
LushnjeAgjencia e FSDKSH LushnjeQSH të rrethit Lushnje
MallakastërAgjencia e FSDKSH MallakastërQSH të rrethit Mallakastër
MatAgjencia e FSDKSH MatQSH të rrethit Mat
MirditëAgjencia e FSDKSH MirditëQSH të rrethit Mirditë
PeqinAgjencia e FSDKSH PeqinQSH të rrethit Peqin
PërmetAgjencia e FSDKSH PërmetQSH të rrethit Përmet
PogradecAgjencia e FSDKSH PogradecQSH të rrethit Pogradec
PukëAgjencia e FSDKSH PukëQSH të rrethit Pukë
SarandëDega e FSDKSH SarandëQSH të rrethit Sarandë dhe Delvinë
ShkodërDrejtoria Rajonale e FSDKSH ShkodërQSH të rrethit Shkodër dhe Malësi e Madhe
SkraparAgjencia e FSDKSH SkraparQSH të rrethit Skrapar
TepelenëAgjencia e FSDKSH TepelenëQSH të rrethit Tepelenë

 

 

Tiranë Pika 1QSH 1, Rr. ElbasanitQSH1,Sauk,Petrelë,Farkë,

Q.Studenti,Bërzhitë,Kërrabë,Baldushk

Tiranë Pika 2IranianiQSH 2, Shkozë
Tiranë Pika 3DispanceriaQSH 3, QSH 4, ½ Paskuqan
Tiranë Pika 4QSH 9, Rr. KavajësQSH 5, QSH 9
Tiranë Pika 5QSH KombinatQSH 6, Ndroq,Vaqarr, Pezë, ½ Kashar
Tiranë Pika 6QSH LaprakëQSH 7, Bathore, Bregu i lumit, ½ Paskuqan
Tiranë Pika 7QSH 8, Rr. Sami FrashëriQSH 8, Selitë
Tiranë Pika 8QSH 10, Tek OxhakuQSH 10, Zallbastar, Shëngjergj, Dajt
Tiranë Pika 9QSH KamëzKamez, Zallherr, Koder Kamëz
Tiranë Pika 10QSH VorëVorë, Prezë, Bërxullë,  ½ Kashar
TropojëDega e FSDKSH TropojëQSH të rrethit Tropojë
VlorëAgjencia e FSDKSH VlorëQSH të rrethit Vlorë

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency