Kukësi, padi në Prokurorinë e Shkodrës për akuzat për trukim

0
167

fk kukesKlubi i futbollit Kukësi dorëzoi zyrtarisht këtë të mërkurë në Prokurorinë e Shkodrës padinë për këshilltarin Erogen Vaso, lidhur me akuzat që ky i fundit ka ngritur për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Kukësi, takim i luajtur të shtunën e kaluar në “Loro Boriçi”. Ka qenë shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi, si dhe juristi i klubit, Arsen Selmanaj, të cilët pas dorëzimit të dosjes në kancelarinë e Prokurorisë, janë prononcuar për këtë çështje. Mësohet se edhe klubi Vllaznia ka bërë një kërkesë në Prokurori që kjo çështje të hetohet dhe të mbyllen të gjitha aludimet e ngritura mbi trukimin e kësaj ndeshjeje. Më herët ishte bordi mbikëqyrës i Vllaznisë dhe kryebashkiaku Luka që në një mbledhje urgjente analizuan situatën në tërësi, duke kërkuar zbardhjen e plotë të saj, pasi nuk mundet që askush të njollosë emrin e Vllaznisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency