Kthehet në muze shtëpia e përgjimeve të diktaturës

0
140

shtëpia e gjetheveNdërtesa e njohur në Tiranë si “shtëpia e gjetheve”, e cila shërbeu fillimisht si një klinikë, pastaj zyrë e Gestapo-s, e në fund Seksion Teknik dhe Shkencor i Sigurimit të diktaturës komuniste, do të hapet në formën e muzeut për të gjithë qytetarët.

Brenda këtij muzeu, njerëzit do të mund të afrohen si kurrë më parë me metodat hetimore e përgjuese të regjimit, si përgjimi kabllor dhe kontrolli i postës, ndërsa përbëhet nga tre të ashtuquajtur rrathë, ku janë kryer aktivitete të ndryshme përgjuese, përfshirë ato “të gjalla”, pra me informatorë.

“Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksioneve të Seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu do të përshkruajë fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut do t’i dedikohet edhe përgjuesve – mikrofonave të fshehur. Një hapësirë e dytë do t’i dedikohet “Mikrofonave të gjallë”, informatorëve. Një hapësirë e tretë do t’i dedikohet paradigmës së “Armikut” (objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranojak, si dhe gjithëpërfshirjes së tij që e bënte të domosdoshëm gjithëpërfshirjen e përgjimit. Një hapësirë e katërt do t’i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri për arsye të vetizolimit të saj, dhe do të përshkruajë përgjimin kundrejt të huajve”.

Kjo është hera e dytë që qeveria hap në Tiranë, për publikun, objekte famëkeqe të regjimit diktatorial, pas hapjes së bunkerit sekret të nëndheshëm të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, që tërhoqi me mijëra vizitorë vendas e të huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency