Shurupet që bëhen me bimët mjekësore

0
172

20141227135219218

 

 

 

 

 

 

 

 

A keni bërë ndonjëherë shurup e nga bimët mjekësore? Me to mund t’i zgjidhni edhe shumë probleme shëndetësore, ndërsa i bëni për vetëm disa hapa të thjeshtë. Shurupi i bërë në këtë mënyrë është i mirë për sistemin e frymëmarrjes, veçanërisht nëse e bëni nga trumza. Ekzistojnë dy metoda të përpunimit: e ftohtë dhe e nxehtë. Ndoshta do të befasoheni që për prodhimin e kësaj pije-tretje përdoret uthulla e mollës, por kjo e ka kuptimin e vet. Tretjet zakonisht bëhen me alkool, por për ta shmangur këtë metodë, si për shkak të kostos ashtu edhe për shkak të alkoolit, disa njerëz e bëjnë tretjen apo tinkturën me uthull. Ato janë më të dobëta se tretjet alkoolike dhe përdoren në sasi pak më të mëdha, nuk mund t’i thithin efektet e dobishme të bimëve ashtu si alkooli, por nxjerrja e mineraleve dhe e vitaminave është më e shpejtë.

 

Metoda e përpunimit të ftohtë

Mbusheni një kavanoz të vogël në gjysmë (apo tre të katërtat e kavanozit) me bimë (të thata apo të freskëta), dhe hidhni mjaltë (1/3 e kavanozit) pastaj shtoni uthull (2/3 e kavanozit) – dhe në qoftë se ju pengon uthulla, këtë shurup mund ta bëni ashtu që mjaltin dhe uthullën e shtoni nga gjysmë kavanozi. Të gjithë këtë e përzieni mirë dhe e lini të mbuluar. Përziejeni masën çdo ditë dhe në këtë mënyrë vazhdoni dy javë. Pasi që të thahen bimët, vendoseni shurupin në kavanoza dhe ruajeni në një vend të freskët ose në frigorifer.

Metoda e përpunimit të nxehtë
Kjo është më e shpejtë se sa e para. Përzieni bimët dhe uthullën dhe lëreni të ziejnë në furrë për 10 deri në 20 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë në masën e cila është ende e nxehtë. Dhe kjo është e gjitha. Shurupin vendoseni në frigorifer. Kombinim i shkëlqyer kundër ftohjes janë rozmarina dhe sherbela. Merrni nga një grusht rozmarinë dhe gjethe të sherbelës, 1/3 kavanoz mjaltë dhe 2/3 me uthull molle. Bëni shurupin me metodën e ftohtë. Sapo të mendoni që do të ftoheni apo tashmë keni simptomat e ftohjes, merrni 1 lugë nga ky shurup në ditë. (Mos harroni që për uthullën duhet të përdorni kapakë nga plastika në vend të atyre nga metali). Në qoftë se nuk jeni të sigurt se cilat bimët t’i përdorni, ja disa sugjerime:
Rozmarina është e mirë për qarkullim të dobët, tretje dhe nerva. (Shmangeni gjatë shtatzënisë). Sherbela ka ndikim antibakterial dhe antiviral, por nuk është e rekomanduar për gratë shtatzëna dhe nënat që japin gji. Trumza është e shkëlqyer për problemet me organet e frymëmarrjes, kollën, bronkitin, … efekte të ngjashme ka edhe rigoni. Shurupi shumë efektiv për ftohjet dhe gripin bëhet duke kombinuarxhenxhefilin, hudhrën dhe qepën (të grirë imët).

 

 

Drithërat mund të ndihmojnë për jetë të gjatë

 

Një pjatë e vogël drithëra çdo ditë mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, pasi që zbuluan se drithërat e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Edhe pse qysh në studimin e parë e kuptuan se drithërat integrale janë të dobishme për shëndetin tonë, edhe në këtë studim ata e shqyrtuan ndikimin e tyre afatgjatë në jetëgjatësinë tonë, përcjell Telegraph. Hulumtuesit i vëzhguan më shumë se 100.000 njerëz gjatë një periudhe 14- vjeçare, e përcollën dietën e tyre dhe gjendjet shëndetësore. Të gjithë ata që ishin të përfshirë në studim ishin të shëndetshëm në vitin 1984, kur u regjistruan, por në vitin 2010 më shumë se 26.000 të anketuar vdiqën. Megjithatë, ata që kishin konsumuar më së shumti drithëra integrale, si tërshëra, orizi ngjyrë kafe, misri dhe quinoa, kishin mbetur të mbrojtur nga shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës. Tërshëra është tashmë zgjedhja e parë për mëngjes tek shumë atletë dhe njerëz në dietë, ku niveli i lartë i fibrave ofron energji. Por shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë të drithërave integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlon rrezikun nga të gjitha vdekjet për pesë për qind, ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës për nëntë për qind. Konkluzionet e studimit kanë mbetur të njëjta, madje edhe kur janë llogaritur mosha, pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, dhe aktivitetet fizike. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 për qind më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, ta ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti. Drithërat integrale gjithashtu rekomandohen edhe në shumë udhëzime dietale, meqë përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri. Besohet se ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira. Ky studim, i cili u botua në “JAMA Internal Medicine”, tregon se në qoftë se më shumë njerëz zbatojnë konsumimin e rregullt të drithërave integrale, mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit, përcjell koha.net. Sëmundjet koronare të zemrës, për shembull, janë vrasësi më i madh në Britaninë e Madhe. Ato janë përgjegjëse për mbi 70.000 të vdekur në Britani të Madhe çdo vit. “Ky është një hulumtim interesant i cili i përforcon rekomandimet ekzistuese dietale të cilat thonë se duhet konsumuar më shumë ushqime të pasura me fibra”, tha Victoria Taylor, dietiste e lartë në British Heart Foundation. “Personat me konsum më të lartë të drithërave integrale janë edhe më të prirë ndaj një mënyre më të shëndetshme jetese dhe dietale, kështu që nuk janë vetëm drithërat integrale përgjegjëse për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Vendimi më i mirë është që të kaloni në bukë me miell integral, drithëra, makarona në grurë integral dhe oriz të kafenjtë”, përfundon Taylor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency