Polke, një zë me origjinë të panjohur në Tiranë

0
144

sigmar polEkspozita “Muzikë me origjinë të panjohur” sjell në Tiranë një artist të njohur nga bota gjermane. Quhet Sigmar Polke dhe prej tij do t’i tregohet publikut shqiptar një cikël me 40 punime në guash të autorit, të gjitha të vitit 1996, në formatin 70 x 100 cm. Veprat na njohin me një krijimtari që është me vlerë unike në skenën artistike aktuale si dhe ndër më të rëndësishmet e periudhës gjermane të pasluftës së dytë botërore.

Polke – lindur më 1941 në Oels – është marrë prej fillimit të viteve ’60 me raportin mes së vërtetës figurative dhe realitetit, artit dhe të përditshmes. Në këtë mënyrë ai pozicionohet në një perspektivë hera-herës të distancuar dhe ironike që i mundëson artistit të kalojë përtej problematikës përmbajtësore dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë formës dhe dimensionit material të pikturës. “Sigmar Polke ishte një i burgosur i fëmijërisë së tij, siç janë shumë prej nesh. I lindur në 1941, kur nazistët ishin në kulmin e tyre, ai kaloi një rini të varfër në Gjermaninë Lindore pas rënies së Rajhut të Tretë, dhe kjo u pasua nga një eksod në 1953, në Gjermaninë Perëndimore”, – kanë shkruar mediat për të. Vetë Polke, referuar shpërnguljes së tij, ka thënë: “Nuk ishte parajsë”.

Artisti, i pa me skepticizëm të thellë të gjitha autoritetet: artistike, familjare, fetare dhe qeveritare.

“MoMA Museum” (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork) çeli vitin që shkoi (prill-gusht) një ekspozitë-retrospektivë për të, duke përfshirë të gjitha gjinitë në të cilat ai ka punuar, me rreth 250 vepra dhe katër hapësira ekspozimi në këtë muze. Ajo, ishte një bashkëpunim mes “MoMA” dhe “Tate Modern” në Londër, ku e njëjta ekspozitë u çel në tetor dhe mbyllet në shkurt, ndërsa prej muajit mars deri në korrik ajo ekspozohet në “Museum Ludëig”, Këln në Gjermani (ku artisti u nda nga jeta).

“Nisur nga karakteri ujor i teknikës së guashit Polke në këtë ekspozitë kthen vetë ngjyrën tek rrjedh e pikon, në temë të veprës. Lënia e fenomeneve fizike në rrjedhën e tyre në mënyrë të kontrolluar ose të pakontrolluar luan një rol të rëndësishëm për të. Të papërllogaritshmes në vazhdën e një ngjyre që rrjedh, Polke i vë përballë një sistem skemash të rregullta e të përllogaritura saktë – diçka shumë karakteristikë e punës së tij. Veç kësaj ai i vë punëve tituj që tingëllojnë absurdë, duke i shtuar kështu një frymë poetike asaj që paraqitet në vepër, çka është tipike për pozicionin mbarartistik të Polke-s”, – thuhet një njoftimin e GKA-së, si prezantim për artistin gjerman. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 22 shkurt 2015.

 

“Mitologjia Skënderiane” hap aktivitetet për përvjetorin e Skënderbeut

“Mitologjia Skënderiane” është një vepër jete që botohet në pesëdhjetë vjetorin e vdekjes së autorit të veprës “Skënderbeu sipas gojëdhënash”, Dhosi Liperi. Ky autor e nisi punën e mbledhjes së legjendave dhe gojëdhënave në terren si autodidakt për t’u ngritur në nivelin e kërkuesit shkencor të etnografit. Puna e cila shihet me interes edhe nga historianët.

Duke punuar përkrah mbledhësve të folklorit si Marin Sirdani, autor i veprës “Skënderbeu sipas gojëdhënash”, Dhosi Liperi ndërmori ekspedita në malësitë e Shqipërisë së mesme dhe të veriut dhe grumbulloi material të gjerë folklorik që shkonte deri në periudhën e shek. XV.

Vitet ‘30 e gjejnë në Mat, vitet ‘50 në Dibër dhe periudha e fundit e jetës në Elbasan dhe Durrës, duke intervistuar disa dhjetëra rrëfimtarë gojëdhënash mbi Heroin Kombëtar. Materiali i përpunuar prej Dhosi Liperit ekziston në dorëshkrim në fondet e Qendrës së Studimeve Albanologjike të Tiranës. Muzeu Historik Kombëtar, nis kështu aktivitetet kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency