Paci, Hila dhe Kryeministri Rama, miqtë “takohen” në Londër

0
178

 V.M

arkitektura rama, hila, dhe paciNë Londër transferohet një bisedë që shoqëron ekspozitën “Monumentet e mundshme të parealizuara të së ardhmes”, që paraqet punë nga dy artistë shqiptarë, Edi Hilën dhe Ardian Pacin, duke u përfshirë në këtë mbrëmje dhe miku i tyre, tashmë Kryeministër, Edi Rama.

Kuruar nga Jorida Turani dhe Stefano Rabolli Pansera, kjo ekspozitë është paraqitur fillimisht nga Ministria e Kulturës në pavijonin e ekspozitës ndërkombëtare të arkitekturës, Bienalja e Venecias, 2014.

Ekspozita hulumton modernizmin se si mund të përthithen përmes një reflektimi dinamika sociale dhe kulturore, paraqitur në punën e dy artistëve. E ardhmja është e parealizuar, konsideruar premtime të modernitetit.

Marrë përtej entropisë, një kompani në Londër merret me analiza kulturore mbi arkitekturën dhe urbanizimin, e themeluar më 2009, si praktikë bashkëvepruese e partneriteteve publik-privat në nivel global. Me qëllimin për të fokusuar nocionin e energjisë, në ndikimin urban dhe arkitektonik, vjen debati mes artit, arkitekturës dhe gjeopolitikës. Kjo natyrë projektet shihet se është vendosur në Afrikë, Ballkan dhe në rajonin e Mesdheut, duke ndryshuar instalimet e artit, prezantuar në debate publike. Këtë strukturë ka pasur edhe përfshirja e Kryeministrit shqiptar, prania e tij në Londër me dy artistët, që njihen tashmë si miqtë e tij më të afërt, me Pacin dhe Hilën. Mbrëmja mbahet në Lecture Hall, në Londër, më 16 janar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency