Vendimi/ Gjykata dënon 11 banorë të një pallati në Krujë, vodhën energjinë elektrike

0
145

Alma Çuka

vjedhje energjie2Gjykimi ndaj 11 shtetasve u zhvillua me procedurë të përshpejtuar. Të gjithë ndodheshin në “Arrest me burg”. Me 24 ditë burg u dënuan 6 të pandehur dhe 5 të tjerë me 30 ditë

Gjykata e Krujës ka vendosur dënimin e 11 shtetasve, banorë të një pallati në Krujë, të gjithë të akuzuar për “Vjedhje të energjisë elektrike”. Në përfundim të procesit gjyqësor, i cili u zhvillua me procedurë të përshpejtuar, Gjykata dënoi me nga 24 ditë burg 6 të pandehur që ishin nën masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe me nga 30 ditë burg 5 të pandehurit e tjerë që ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për një të pandehur tjetër, gjykimi po zhvillohet me procedurë të zakonshme. Të gjithë banorët e një pallati pranuan se kishin kryer ndërhyrje në matësit elektrikë. Të gjithë të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që vetëm një prej tyre për të cilin gjykimi do të zhvillohet i plotë, nuk pranoi të kishte kryer ndërhyrje.

 

Akuza

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë bënë me dije se pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë në datë 27.12.2014 janë referuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë dymbëdhjetë materiale procedurale, përkatësisht me dymbëdhjetë të arrestuar për veprën penale të parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal. Ndërkohë në datë 28.12.2014 është vendosur dërgimi për gjykim për dymbëdhjetë procedime penale, përkatësisht në ngarkim të dymbëdhjetë të pandehurve, akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së energjisë elektrike” nëpërmjet ndërhyrjes së paautorizuar në rrjetin e energjisë elektrike me qëllim përfitimin e saj, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal. Prokuroria thotë se krahas kërkesave për vleftësim të arrestit dhe caktim të masës së sigurimit u kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë i këtyre procedimeve penale, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë. Njëmbëdhjetë të pandehur kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që për të pandehurin Hysni Bega procedohet me gjykimin e zakonshëm.

 

Të pandehurit dhe masat e dënimit

Perlat Merlika, hetuar me mase sigurimi “Arrest me burg”, dënuar me 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 dit burgim.

Petrit Shullazi, hetuar me mase sigurimi “Arrest me burg”, 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 ditë burgim.

Halim Cara, hetuar me masë sigurimi “Arrest me burg”, 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 ditë burgim.

Mehdi Dallaku, hetuar me mase sigurimi “Arrest me burg”, 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 ditë burgim.

Kujtim Laçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest me burg”, 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 ditë burgim.

Xhemal Caca, hetuar me masë sigurimi “Arrest me burg”, 36 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 24 ditë burgim.

Shpëtim Bami, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, 45 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 30 ditë burgim.

Shkelzen Shullazi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, 45 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 30 ditë burgim.

Edmond Qoshja, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, 45 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 30 ditë burgim.

Bujar Ternova, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, 45 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 30 ditë burgim.

Lulzim Pengili, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, 45 ditë burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar 30 ditë burgim.

 

Korçë/ KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

Kontrolloi i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori drejtorin e Ujësjellës- Kanalizimeve- në Korçë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Korçës, P. T., akuzohet për me mosndjekje dhe moszbatim të qëllimshëm të procedurave ligjore për kryerjen e një investimi, marrjen e kredisë si dhe mosprokurimin publik. KLSH në zbatim të programit të auditimit të kryer në këtë shoqëri, zbuloi se Ujësjellës-Kanalizime, sh.a Korçë, prej vitesh ka vazhduar të planifikojë dhe miratoj një koeficient të humbjeve në rrjet prej afro 25% në vit. U zbulua se mënyra e përllogaritjes së këtij koeficienti nga ana e shoqërisë, linte jashtë analize diferencën e madhe që KLSH konstatoi ndërmjet numrit të familjeve dhe subjekteve private të cilat nuk kishin lidhur kontratë me këtë shoqëri, rreth 8000 familje dhe 700 subjekte private. Po ashtu investimet e këtyre viteve në vlera të konsiderueshme në gjithë rrjetin e ujësjellësit, që nga prodhimi e deri tek konsumatorët, nuk justifikojnë rruajtjen e të njëjtit koeficient të humbjeve në rrjet. KLSH shprehet se kjo neglizhencë dhe ky keqmenaxhim nga ana e drejtuesve të shoqërisë, ka sjellë si pasojë faktin që vlera totale e mosfaturimit të këtyre humbjeve në rrjet, nga viti 2012 deri në 9 mujorin e parë të 2014 të jetë 178,4 milionë lekë, ose 26,5 % e prodhimit.

 

Elbasan/ Një qytetar maqedonas aksidentin të moshuarin

 Një qytetar i Maqedonisë ka përplasur me makinë një të moshuar në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se ditën e djeshme, 44 vjeçari Risto Joskov, duke udhëtuar me makinën e tij tip “Volkswagen Passat” me targa KA 1201 AB, ka përplasur në fshatin Xibrakë të Elbasanit 71 vjeçarin Q. M. Pas lëndimit të marrë, i moshuari është transportuar për në spitalin e qytetit, ku vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve, pasi gjendja e tij shëndetësore është tejet kritike. Drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndaj tij rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet për këtë ngjarje kanë kaluar në Prokurori.

 

Korçë/ Dhunohej nga 17-vjeçari, 41-vjeçarja kërkon mbrojtje në polici

 Ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që i biri, një adoleshent i moshës 17-vjeçare, ushtronte mbi të, arsyeja që e ka detyruar një grua të moshës 41 vjeç të kërkojë ndihmë e mbrojtje në polici. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije l se ditën e djeshme është paraqitur në ambientet e komisariatit J. Sh., banuese në fshatin Bulgarec, e cila ka dëshmuar se i biri ka ushtruar mbi të dhunë fizike e psikologjike, duke e kanosur më pas. Ditën e djeshme, sapo gruaja bëri denoncimin, ndaj saj u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme nga i biri 17 vjeçar, Xh. M.. Materialet në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency