Ndahet nga jeta Anita Ekberg, ikona e filmit Dolce Vita

0
160

anita e dolce vitaSipas testamentit të saj, trupi i aktores do të digjet dhe hiri do të kthehet në Suedi.

Ndahet nga jeta në vetmi diva e kinematografisë Anita Ekberg, muza e Fellinit dhe ikona e filmit Dolce Vita. Aktorja famoze u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare.

U bë e famshme në gjithë botën bër banjon në fontanën e Trevit me Marcello Matsrojannin në kryeveprën e Fellinit. Aktorja suedeze u shua në një klinike afër Romës. Jetonte prej vitesh në Itali në Genzano. Sipas testamentit të saj, trupi i aktores do të digjet dhe hiri do të kthehet në Suedi. Në 48 orët e ardhshme pritet të bëhet ceremonia në Kishën Luteriane të Romës, o në Aurelian Antike.

 

Festivali britanik, me prapavijë politike

Premiera botërore e filmit “Nobody Wants the Night”, me regji të Isabel Coixet, do ta hapë festivalin e 65-të të Berlinales, njëri ndër festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Filmi është një dramë historike për Grenlandën e vitit 1908, ndërsa protagoniste është aktorja Juliet Binoche, fituese e Ariut të Artë në Berlinalen e 1997-ës.

Këtë vit, 23 filma konkurrojnë për çmimin prestigjioz, ndër ta edhe filmi kontrovers “Fifty Shades of Grey”. Festivali i Berlinit është ndër më të vjetrit në botë, ndërkaq ka një traditë të shfaqjes së filmave me prapavija politike. Festivali që mbahet nga 5 deri më15 shkurt, duke nisur sezonin e festivaleve filmike në botë. Ndërkohë janë bërë të ditur të gjithë të nominuarit për çmimet britanike BAFTA, ku filmi “The Grand Budapest Hotel” prin me gjithsej 11 nominime.

Ky film me regji të Ëes Anderson pothuajse është nominuar në të gjitha kategoritë e çmimeve, përfshirë këtu edhe çmimin për aktorin më të mirë për Ralph Fiennesin.

“Birdman” dhe “Theory of Everything” vjen më 10 nominime, ndërsa filmi biografik “The Imitation Game” me gjithsej 9 nominime.

Eddie Redmayne, i cili luan rolin e profesorit Haëking dhe Felicity Jones, me rolin e gruas së tëij të parë, Jane Ëilde, janë nominuar në kategoritë aktori dhe aktorja më e mirë. Aktori Benedict Cumberbatch gjithashtu është i nominuar për aktorin më të mirë për portretizimin e Turingut, derisa Keira Knightley është nominuar për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Ndarja e çmimeve BAFTA do të mbahet më 8 shkurt

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency