Ligj i ri për energjinë elektrike, ja risitë

0
157

energjitika

Ministria e Energjisë ka hedhur në fazë shqyrtimi me grupet e interesit një ligj të ri për energjinë elektrike. Në draft-ligjin e ri parashikohen mjaft risi për sistemin energjetik, por ndër më kryesoret mund të përmendim mundësinë e kontraktimit në një të ardhme të afërt, të një kompanie të pavarur për leximin e matësve të energjisë. Po ashtu, një tjetër risi e këtij ligji është dhe përfshirja si mundësi për implementimin e aparateve matës inteligjentë, brenda një periudhe kohore 10-vjeçare. Ligji Projektligji i ri për energjinë parashikon që operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes janë përgjegjës për veprimtarinë matëse dhe shërbimin e leximit të matësve në rrjetet përkatës. “Me miratim të ERE, operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes mund të kontraktojnë operatorë të pavarur për kryerjen e funksionit të matjes dhe/ose shërbime të leximit të matësve në sistemet e tyre përkatës”, thuhet në projektligj.

Energjia elektrike e futur në rrjet ose e furnizuar të klientët fundorë matet nëpërmjet pajisjeve matëse, në përputhje me rregullat specifike matëse të përcaktuara në Kodet e Transmetimit dhe Shpërndarjes si dhe legjislacionin në fuqi lidhur me fushën e metrologjisë. Projektligji thotë se klientët kanë të drejtë të instalojnë njësi matëse shtesë me kërkesën dhe shpenzimet e tyre. Ndërkohë, në rast se të dhënat matëse janë përkohësisht të padisponueshme ose të paaksesueshme për një periudhë më të gjatë se 1 muaj, operatorët e sistemit të shpërndarjes dhe transmetimit janë të detyruar të llogarisin vlera reference zëvendësuese bazuar në metodologji specifike të miratuara nga ERE. Matësi dhe/ose sistemi matës pas instalimit duhet vulosur nga operatori i sistemit dhe nga një person juridik i autorizuar apo i licencuar për këtë qëllim sipas legjislacionit në fuqi, me vulë të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Vulosja bëhet në prani të klientit. Matësit e energjisë elektrike duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për instrumentet matës. ERE përcakton klasën e saktësisë së matësve të energjisë elektrike në përputhje me qëllimin e përdorimit të tyre. Matësit inteligjentë Ligji i ri për energjinë elektrike parashikon po ashtu se në veprimtarinë e matjes, do të implementohen sisteme matës inteligjentë që ndihmojnë pjesëmarrjen aktive të klientëve fundorë në tregun e furnizimit me energji elektrike. Implementimi i këtyre sistemeve matëse është subjekt i një vlerësimi paraprak ekonomik i gjithë kostove afatgjata, përfitimeve të tregut dhe klientëve, duke përcaktuar cila formë e matjes inteligjente është ekonomikisht e arsyeshme me kosto efektive, si dhe cili është afati i përshtatshëm kohor për implementimin e tyre. Ministria përgjegjëse për energjinë, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të përgatisë vlerësimin ekonomik. Në bazë të këtij vlerësimi, ministria përgatit një kalendar për implementimin brenda një periudhe 10-vjeçare të sistemeve inteligjente të matjes. ERE siguron ndërveprimin e sistemeve të ndryshme matëse që do të implementohen në gjithë territorin e vendit duke i kushtuar rëndësinë e duhur përdorimit të standardeve të përshtatshme, praktikes me të mire si dhe rëndësisë e zhvillimit të tregut të brendshëm të energjisë elektrike.

 

 

Alokohen fondet për borxhet, si mund të merren paratë e prapambetura nga subjektet

Ministria e Financave rinis shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të programuara për vitin 2014. Pas raportit paraprak të auditimit të procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga kompania “Ernst & Young” dhe miratimit nga FMN, ka rinisur procesi i pagesave të këtyre detyrimeve sipas fondeve të alokuara nga Ministria e Financave.

Në kuadër të strategjisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, deri më datë 05 dhjetor, Ministria e Financave ka alokuar rreth 35 miliardë lekë detyrime të prapambetura aq sa është edhe plani i parashikuar për vitin buxhetor 2014. Të ndara sipas kategorive ato janë për investimet publike janë alokuar 9.5 miliardë lekë, për shpenzimet korente për mallra dhe shërbime janë alokuar rreth 6 miliardë lekë, për rimbursimin e TVSH janë alokuar rreth 13.4 miliardë lekë dhe kategorinë të tjera, ku përfshihen detyrimet për vendimet gjyqësore janë alokuar rreth 3.8 miliardë lekë, për shpronësimet janë alokuar rreth 400 milionë lekë dhe personat me aftësi të kufizuara janë alokuar rreth 2.3 miliardë lekë.

Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financës ka proceduar me listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 13.4 miliardë lekë.

Duke qenë se është drejt mbylljes së vitit buxhetor 2014, në mënyrë që fondet e alokuara të shkojnë tek përfituesi final brenda muajit dhjetor, Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve private, të verifikojnë listat e detyrimeve të çelura dhe të publikuara në website-in e Ministrisë (të hedhura në Thesaret përkatëse) dhe nëse janë pjesë e tyre të paraqiten sa më shpejt pranë institucioneve përkatëse me të cilin kanë marrëveshjen kontraktuale për procedim të mëtejshëm.

Por ky proces u ndërpre për shkak të auditimit dhe rifilloi pas miratimit të kompanisë audituese dhe “bekimit” të FMN. Sipas strategjisë, borxhi që Qeveria i ka biznesit është përllogaritur në 72 miliardë lekë dhe do të shlyhen për një periudhë 3-vjeçare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency