Kosova bëhet me institucione të reja

0
159

Gjashtë muaj pas zgjedhjeve institucionet e reja në Kosovë formohen në bazë të marrëveshjes së arritur për bashkëqeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kosova bëhet me institucione të rejaMe shumicë prej 71 votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kadri Veseli është zëvëndëskryetar i PDK-së. Kryetari i Kuvendit të Kosovës u zgjodh pas zyrtarizimit të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, që ndodhi pak çaste para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë u zgjodhën edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, ku njëri nga nënkryetarët është nga “Lista Serpska”, e cila për herë të parë është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Vetëm pak orë para mbajtjes së seancës konstituive, ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, të dy partitë më të mëdha politike, PDK dhe LDK, zyrtarizuan marrëveshjen e koalicionit. Sipas kësaj marrëveshje, që mediat në Prishtinë e publikuan të tërën, kryetari i LDK-së Isa Mustafa merr postin e kryeministrit, ndërsa kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të punëve të Jashtme. Po sipas kësaj marrëveshjeje Hashim Thaçi, pas më shumë se një viti, do të marrë postin e presidentit të Kosovës pas skadimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga në pranverën e vitit 2016.

Edhe pjesëtarët e pakicave do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Tash për tash akoma nuk u tha se kur do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për votimin e kabinetit qeveritar, por me gjasë ajo mund të mbahet gjatë ditës së sotme, pasi presidentja e vendit ta nominojë kandidatin për kryeministër para Kuvendit të Kosovës.

Të dy udhëheqësit politikë Hashim Thaci dhe Isa Mustafa gjatë zyrtarizimit të marrëveshjes së koalicionit thanë se bashkëqeverisja PDK-LDK është për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency